GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH, kërdinë te vendorët/ Gjen një sërë shkeljesh në Fier: 1.4 mld lekë dëme, të prangosen 70 punonjës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH, kërdinë te vendorët/ Gjen një sërë shkeljesh në Fier: 1.4 mld lekë dëme, të prangosen 70 punonjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas Bashkisë Vlorë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar auditimin e kryer në Bashkinë Fier. Në dokumentin e publikuar KLSH kërkon prangosjen e 70 punonjësve të bashkisë për shkak se kanë shkaktuar një dëm rreth 150 milionë lekësh përmes tenderave. Nga kontrolli në fushën e prokurimeve publike, KLSH ka zbuluar shkelje të zyrtarëve të bashkisë me tenderat, në vlerën e 1.4 miliardë lekëve. Gjithashtu, KLSH konstaton se këta punonjës kanë abuzuar me fonde, duke manipuluar shifrat e përllogaritjeve të taksave. Si dhe kanë krijuar lehtësi për kompanitë që kanë marrë pjesë në tendera, përmes procedurave pa kontroll dhe kritere që kërkon ligji.

“17 Masa Organizative; 12 Masa për Shpërblim Dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë, konkretisht: Në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryuera por të situacionuara dhe paguara; Në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të Ofertave Ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura; Në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të investimeve me fonde private).

7 Masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3E-të) në vlerën rreth 1.4 miliard lekë, konkretisht: -Për mos pagesë të taksave të infrastrukturës nga legalizimet informale në vlerën 61 milion lekë; -Për mos llogaritjen dhe arkëtimin e taksave në vlerën 120 milion lekë; -Për mos llogaritje dhe vjeljen e gjobave nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistikë në vlerën 26 milion lekë;-Për mosllogaritje të takës për zënie të hapësirave publike në vlerën 44 milion lekë; -Në fushën e prokurimeve publike për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët pjesëmarrës në procedura në vlerën 1.300 miliard lekë )

Masa Disiplinore

2 Administrator të Përgjithshëm

2 Administrator të Njësive Administrative

6 Drejtorë Drejtorie në aparatin e bashkisë dhe institucionet e varësisë

5 Përgjegjës Sektori

19 Specialistë

40 Punonjës të bashkisë në cilësinë e anëtarëve të njësisë të hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave”, njofton KLSH.  Ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë u vunë në pranga disa punonjës të Bashkisë Vlorë sërish për abuzim me vendin e punës duke lejuar shkeljet në tendera dhe në lejet e nderimit.

Etiketa: Bashkia FierKLSHKryesore1ndertimetendera

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Masakra e Urës Vajgurore në ‘97, polici rrëfen tmerrin: Jam invalid dhe s’kemi marrë dëmshpërblim

Masakra e Urës Vajgurore në ‘97, polici rrëfen tmerrin: Jam invalid dhe s’kemi marrë dëmshpërblim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com