GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH kontroll tek Tatimet: Mungojnë 122 miliardë lekë, si u miratua shpenzimi pa fonde në arkë

11:44 - 06/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH kontroll tek Tatimet: Mungojnë 122 miliardë lekë, si u miratua shpenzimi pa fonde në arkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një kontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për aktivitetin e saj përgjatë vitit 2020 duke kapur një mori shkeljesh dhe detyrimesh të pambledhura ndaj tatimpaguesve që kapin shifra të konsiderueshme.

Në raportin final, KLSH thekson se është konstatuar një gjendje detyrimesh të papaguara prej 112.4 miliardë lekë, ndërsa mësohet se ky stok është rritur me 5.4 miliardë lekë vetëm gjatë vitit 2020.

KLSH ka konstatuar edhe probleme të tjera që lidhen me respektimin e afateve kohore për rimbursimin e TVSH-së ndaj bizneseve, të cilat kapin një shumë totale prej rreth 2 miliardë lekë, shkruan abcnews.

“Gjendja e detyrimeve të papaguara deri me datën 31.12.2020 është 122.4 miliardë lekë dhe stoku i detyrimeve tatimore gjatë vitit 2020 ka pësuar një rritje neto prej 5.4 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë. Mos respektimi i afateve kohore në lidhje me procesin e rimbursimit të TVSH, nga ana e DRTVSH-së dhe DRT-ve. Në mbyllje të periudhës ushtrimore 2020 rezultojnë 88 kërkesa për rimbursimin e TVSH-së të pranuara por të pa miratuara në vlerën totale prej 1.99 miliard lekë, në tejkalim të afatit ligjor 60-ditor, veprime këto në kundërshtim me ligjin 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar. Si rezultat vlera e stokut të rimbursimit të TVSH-së, në opinionin tonë është 11.8 miliard lekë nga 9.8 miliard lekë e paraqitur nga DPT”, bëhet me dije në raport.

Po ashtu, ekspertët e KLSH-së kanë konstatuar një mos arkëtim të një shume prej 16.5 miliardë lekë nga fondi i sigurimeve shoqërore dhe kujdesit shëndetësor.

“Konstatohen parregullsi në plotësimin e vendeve vakante edhe pse institucioni ka kaluar një proces të gjatë ristrukturimi dhe nuk ka  përfunduar plotësimi i të gjitha vendeve të punës sipas strukturës së miratuar”, konstatohet në raport, ndërkohë që është gjetur edhe një investim me vlerë 80 milion lekë, ndërkohë që në arkë nuk kishte para të mjaftueshme për përfundimin e tij. Kjo është në kundërshtim me disiplinën financiare, sipas KLSH-së.

Etiketa: kontrolltatime

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Ish-lojtari i Bayern sfidon Ronaldon: Kam fizik më të mirë

Ish-lojtari i Bayern sfidon Ronaldon: Kam fizik më të mirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti
Breaking Views

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26

Kompania Rejsi Farma me pronare Merita Sheqin nuk mjaftohet me milionat, që merr nga tenderat në Shëndetësi, por ka nisur...

Lexo më shumë
Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com