GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dokumenti konfidencial/ KLSH nxjerr nga Thesari i Shtetit “sekretet” e tenderave të Lali Erit, 281 manipulime

11:52 - 07/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH nxjerr nga Thesari i Shtetit “sekretet” e tenderave të Lali Erit, 281 manipulime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

.Skandal i madh në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, ku miliarda lekë janë shpërndarë pa kontrata të tënderave. Në një dokument të klasifikuar nga KLSH si  “Konfidencial”, del se Veliaj e ka kthyer Thesarin e Shtetit si shpellën e Ali Babës. Kryebashkiaku i Tiranës merr sa para të dojë dhe ua shpërndan kompanive private pa pyetur për kontratat.  Fenomeni që konstatohet në vazhdimësi është regjistrimi gjatë vitit korrent i kontratave të “vjetra”, të cilat datojnë nga viti 2006 deri 2017. Sipas tabelës rezultojnë 3019 regjistrime të kontratave të lidhura në vitet 2008- 2017 me vlerë 17.8 miliard lekë. Nga të cilat 1031 janë kontrata investimesh me vlerë 11.9 miliardë lekë.

Bashkia Tiranë kryeson për abuzimin me fondet.  “Bashkitë rezultuan me 591 regjistrime të kontratave të lidhura para vitit 2018 me vlerë 4.3 miliard lekë, nga të cilat 281 janë kontrata të Bashkisë Tiranë”, theksohet në raportin konfidencial. Sipas KLSH manipulimi me datat e regjistrimit ka sjellë rritjen e detyrimeve të prpapambetura. Kështu kontratat janë mbyllur në 2018, por regjistrohen në 2021 dhe datë i vendoset ajo e dy viteve më parë.

Ndryshe të dhënat në APP, të tjera shifra në Thesar!

Këto abuzime janë thelluar edhe më shumë ku evidentohet se Bashkia Tiranë rezulton me numrin më të lartë të kontratave. Për të cilat nuk korrespondon regjistrimi ne Thesar me regjistrimin në SIFQ. Sipas të dhënave të gjetura, 55 kontrata të lidhura në muajt Nëntor- Dhjetor 2018 nuk listohen në të dhënat e dërguara nga APP. Nga këto, mbi  583 milionë lekë janë dëme të Bashkisë Tiranë.

Në këtë pikë evidentohen si dy përgjegjëset kryesore Bashkia Tiranë dhe Ministria e Infrastrukturës.  Duke përmendur këtu si një rast abuzimi projektin për Unazën e Madhe. Ky investim ka sjellë shumë përplasje mes bashkisë dhe qytetarëve, si dhe korrupsioni me tenderat. “Kontratat e lidhura për projektin e rehabilitimit të Unazës së re nuk shfaqen në Agjenciane e Prokurimeve Publike sipas loteve me një vlerë totale prej 5.98 miliardë lekë e ndarë në tre operatorë, kontrata këto që më pas janë pezulluar për shkak të problematikave në prokurim”, evidenton KLSH.

Ndërkohë, KLSH tregon se projektet mes Bashkisë Tiranë, të ndihmuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë ato më  problematiket me regjistrimet në Thesarin e Shtetit.

Bashkia Tiranë fsheh informacionet mbi projektet

Bashkia Tiranë nuk paraqet informacione korrekte për fondet që ka marrë nga Thesari i Shtetit dhe destinacionin ku janë përdorur. Kështu, Bashkia Tiranë i regjistruar kontratat me vonesë ose nuk i ka regjistruar fare.

“Në bazë të dokumentit PBA të venë në dispozicion për 2018-2020 dhe 2019-2021 nuk mund të kryenim testime mbi çeljet në nivel projekti, nëse ato ishin ekzekutuar pas miratimeve ligjore përkatëse. Dokumenti PBA i Bashkisë Tiranë nuk ishte i plotë dhe nuk jep informacion mbi projektet e investimeve”, thuhet në raport.

Në raportin e KLSH thuhet se 64% e totalit të kontratave të regjistruara me vlerë 64 miliard lekë janë riregjistruar në shkelje të afatit 5 ditor. Ku, tipikisht nga Bashkitë (34.7%) njësitë e varësisë së Ministrisë së Shëndetësisë (20.9%). Sigurisht që vlerën më të lartë të kontratave në shkelje e regjistron Bashkia Tiranë. Konkretisht me 425 raste kontrata të regjistruara me vonesë. Te  bashkitë janë konstatuar 7030 raste të tilla, dëmi i të cilave është 17.6 miliard lekë.

Lexo edhe: Gurorja mes Kalasë së Dorëzit/ Veliaj dhe dy ministre po shkatërrojnë monumentin, ja auditimi nga KLSH

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimeErion VeliajfoneKLSHKPPKryebashkiaku tiranekryesore2MIEraport kofidencialThesari i ShtetitUnaza e re

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Primaret në PD, Arjan Hoxha prezanton kandidaturën për Kamzën

Primaret në PD, Arjan Hoxha prezanton kandidaturën për Kamzën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com