GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KLSH pa dhëmbë bën vetëm 4 kallëzime, kur dëmi arrin 138 MLD lekë

11:55 - 19/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH pa dhëmbë bën vetëm 4 kallëzime, kur dëmi arrin 138 MLD lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KLSH mbetet pasiv kundër korrupsionit. Gjatë vitit të kaluar paraqitur janë pranë organit të prokurorisë vetëm 4 kallëzime dhe indicie penale. Në këto dosje implikohen 14 zyrtarë të niveleve të ndryshme, prej të cilëve 4 kanë mbajtur pozicione drejtuese. Të dhënat janë diskutuar në kuadër të projektrezolutës së Kuvendit për aktivitetin e KLSH gjatë vitit 2022, ku megjithatë thuhet se ka “intensifikim të luftës kundër korrupsionit”.

Përkundrejt dëmeve të mëdha financiare, sidomos në fushën e prokurimeve apo taksave, KLSH preferon të bëjë më shumë rekomandime se sa kallëzime penale për shpërdorimet.

Nëse i referohemi raportit vjetor 2022 të KLSH, dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet e zyrtarëve është 1 508 739 000 lekë. Ndërkohë 88 513 854 000 lekë janë efekte negative për shkak të parregullsive dhe 107 488 177 000 lekë janë efekte negative në tatime dhe dogana.

Pra, si mundet të reagojë kaq butë KLSH ndaj shkaktarëve të këtyre dëmeve.

Konkretisht, organi më i lartë i kontrollit për këta shkaktarë ka dhënë 352 janë masa për shpërblim dëmi. Në fakt, këto mbeten në kuadër të rekomandimeve dhe harrohen në sirtarët e drejtorëve dhe ministrave.

Duke mos treguar “dhëmbët” e ligjit, kur KLSH-së vetëm llogarit dëmet, zyrtarët vazhdojnë të abuzojnë me buxhetin e shtetit. Me të njëjtin ritëm vazhdojnë shpërdorimet edhe në katërmujorin e parë të këtij viti.

Mbi 2.3 mld lekë është dëmi ekonomik dhe efektet negative për shkak të parregullsive, të shkaktuara në buxhet, nga institucionet publike, në 4 muajt e parë të këtij viti. Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që gjatë periudhës janar – prill 2023 ka zhvilluar auditime në 55 subjekte, duke përfshirë nivele të ndryshme të qeverisjes si: institucione qendrore, ministri dhe agjenci, njësi të vetëqeverisjes vendore, drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, shoqëri aksionare me kapital shtetëror, etj.

Ndërkaq, KLSH ka dhënë me mijëra rekomandime dhe masa disiplinore, por nuk zbatohen. Kjo çështje ka zënë vend në projektrezolutën e Komisionit të Ekonomisë, ku KLSH udhëzohet “Të identifikojë institucionet që rezultojnë me nivelin më të ulët të treguesit të zbatimit të rekomandimeve”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: kallezimKLSHkorrupsion

Lajme të lidhura

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi
Breaking Views

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Para
Arrestimi i Fatos Tushës, reagon ish-ministri: Këtej nga Tirana nuk funksionon SPAK, bëjnë gangsterin kundër GjK, në Lushnje jo

Zhduket kontrata e Sterilizimit, Manjani: I gjithë shteti është për burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

11:20 - 06/02/26

Një tjetër lëvizje me aromë pazari politik është formalizuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar Dashnor Sula në...

Lexo më shumë
Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

11:07 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

10:38 - 06/02/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Parandalohet ngjarja kriminale! 57-vjeçari pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë

10:33 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com