GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

KLSH për Tatimet e Tiranës: 57 mln euro të ardhura të munguara

15:18 - 08/03/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH për Tatimet e Tiranës: 57 mln euro të ardhura të munguara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mospërputhjet e deklarimeve nga kasa me ato në deklaratën e thjeshtuar të tatimfitimit të bëra nga mijëra subjekte kanë sjellë të ardhura të munguara për Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një vlerë mbi 57 milionë euro për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon që të merren masa për t’i përfituar pas vlerësimeve dhe rivlerësimeve.

Raporti i KLSH nënvizon se nga auditimi u konstatua se, DRT Tiranë për periudhën 2018-2020 nuk ka përmbushur detyrimin për saktësimin nëpërmjet kontrollit tatimor apo vlerësimit nga zyra për tatimpaguesit me qarkullimin sipas kasës më të madh se të ardhurat e deklaruara në deklaratat e TFTH-së dhe TVSH-së, në kundërshtim me përcaktimet ligjore e proceduriale të cilat rregullojnë veprimtarinë e administratës tatimore

Raporti nënvizon se së pari nga analiza e diferencave në qarkullim midis xhiros së korrektuar të kasës dhe të ardhurave në deklaratën e TTHF, për bizneset e vogla pa TVSH, u konstatua se për vitin 2018 rezultuan 1,592 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë se sa deklarata e TTHF -së, në vlerën 2.9 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 178.7 milionë lekë.

Për vitin 2019 rezultuan 1,947 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë se sa deklarata e TTHF -së në vlerën 3.77 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 230 milionë lekë.

Për vitin 2020 rezultuan 1,693 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TTHF -së në vlerën 4.5 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 273 milionë lekë.

Diferenca të mëdha mes xhirove dhe të ardhurave

Audituesit kanë nënvizuar se ka diferenca edhe sa i takon qarkullimit mes xhiros së korrektuar të kasës dhe të ardhurave në deklaratën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kështu tek bizneset e vogla me TVSH për vitin 2018 rezultuan 1,135 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH -së në vlerën 1.48 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 634 milionë lekë.

Për vitin 2019 rezultuan 348 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH -së në vlerën 595.5 milionë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 254 milionë.

Për vitin 2020 rezultuan 150 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH -së në vlerën 240.9 milionë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 102.7 milionë.

Diferenca janë vërejtur edhe tek e qarkullimit midis xhiros së korrektuar të kasës dhe të ardhurave në deklaratën e TVSH-së (FDP) për bizneset e mëdha me TVSH ku për 2018 rezultuan 305 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH-së në vlerën 9.6 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 4.1 miliardë lekë (1.9 miliardë lekë detyrim TVSH dhe 424 milionë lekë 21.9% gjobë + 1.45 miliardë lekë detyrim TF dhe 318 milionë lekë 21.9% gjobë).

Për vitin 2019 rezultuan 123 subjekte, të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH-së në vlerën 544 milionë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 232 milionë lekë.

Për vitin 2020 rezultuan 117 subjekte të cilat kishin qarkullim sipas kasës më të lartë sesa deklarata e TVSH-së në vlerën 1.5 miliardë lekë, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 674 milionë

“ Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me përcaktimet e Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 71, neni 115, UMF nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pika 71, pika 115, Rregulloren e Funksionimit të Administratës Tatimore dalë me Urdhrin nr. 19 (Nr. 1482/2., prot) datë 22.02.2017, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Rregulloren e Funksionimit të Drejtorive Rajonale Tatimore dalë me Urdhrin nr. 192, datë 12.08.2020 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Manualin e Kontrollit nga Zyra, të cilat kanë sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit gjithsej në vlerën prej 6,7 miliardë lekë”, thuhet në auditimin e KLSH.

 

Etiketa: KLSHKryesore1tatime

Lajme të lidhura

Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit
Aktualitet

Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit

08:34 - 07/02/26
Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë
Breaking Views

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë

17:03 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”
Aktualitet

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Para
Von der Leyen i “tregon muskujt” Rusisë

Von der Leyen i “tregon muskujt” Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com