GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH: Si mashtroi Veliaj me parametrat në projektin e pyllit orbital

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH: Si mashtroi Veliaj me parametrat në projektin e pyllit orbital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas një auditimi që KLSH ka kryer në Drejtorinë e Pastrimit dhe Gjelbërimit në kryeqytet, kryebashkiaku Veliaj ka mashtruar në lidhje me parametrat në një trotuar në atë që quhet Pylli Orbital ndërmjet rrugëve “Dervish Luzha” dhe “Ali Beshiri”, i cili supozohet të jetë me një gjatësi 720 metra.

Por kur Audituesit e Kontollit të Lartë të Shtetit shkuan në terren për të bërë matjet, ndryshe nga situacioni rezulton vetëm 230 metra. Pra gjatësia është 490 metra më pak se gjatësia e situacionuar.

Ky është vetëm një disa rastet e çuditshme që KLSH ka konstatuar gjatë auditimit të Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit në kryeqytet që ndoshta nga vlera monetare mund të duken modeste por janë para publike të shpenzuara pa efikasitet.

KLSH ka konstatuar më pak stola në terren sesa është raportuar, më pak lulishte apo punime të tjera që janë detyrim i kësaj drejtorie.

Kështu si mungesa e këtij trotuari KLSH ka konstatuar më pak stola në terren sesa është raportuar, më pak lulishte apo punime të tjera që janë detyrim i kësaj drejtorie. Konkretisht KLSH ka renditur kështu konstatimet e saj.

“Diferencat e volumeve janë të argumentuara si më poshtë:

Lulishte “Ali Demi”. Zëri Spote uji. Sipas situacionit përfundimtar dhe librezave të masave sasia e këtij zëri pune është 4 copë, pas verifikimit në terren u konstatua se ky zë pune nuk është realizuar. Nga rillogaritja, sasia e këtij zëri pune është 4 copë më pak se sasia e situacionuar.

Lulishte pranë kryqëzimit të rrugës “Gjin Bue Shpata” dhe rrugës “Pjetër Bogdani”. Zëri Stola dekorativ për pushim. Sipas situacionit përfundimtar dhe librezave të masave sasia e këtij zëri pune është 4 copë, pas verifikimit në terren u konstatua se ky zë pune është realizuar me sasinë 2 copë. Nga rillogaritja, sasia e këtij zëri pune është 2 copë më pak se sasia e situacionuar.

Zëri Gardh druri 1.6x100xH80cm. Sipas situacionit përfundimtar dhe librezave të masave gjatësia e këtij zëri pune është 50 m, pas verifikimit në terren u konstatua se ky zë pune është realizuar me gjatësi 30m. Nga rillogaritja, gjatësia e këtij zëri pune është 20 m më pak se gjatësia e situacionuar. Lulishte pranë TOB.

Zëri Sprucator spërkatës për shatërvan. Sipas situacionit përfundimtar dhe librezave të masave sasia e këtij zëri pune është 10 copë, pas verifikimit në terren u konstatua se ky zë pune është realizuar me sasinë 7 copë. Nga rillogaritja, sasia e këtij zëri pune është 3 copë më pak se sasia e situacionuar. Pylli orbital, ndërmjet rrugëve “Dervish Luzha” dhe “Ali Beshiri”.

Zëri Bordura trotuari 20x35cm të parapërgatitura. Sipas situacionit përfundimtar dhe librezave të masave gjatësia e këtij zëri pune është 720 m, pas verifikimit në terren u konstatua se ky zë pune është realizuar me gjatësi 230 m. Nga rillogaritja, sasia e këtij zëri pune është 490 m më pak se gjatësia e situacionuar. Për këtë investim rezultoi se nuk argumentohet apo justifikohet vlera prej 948,100 lekë pa tvsh / 1,137,720 lekë me tvsh, për llogaritje të gabuara nga fakti i punës së realizuar”.

KLSH ka vlerësuar se kjo situatë ka ardhur si efekt i mungesës së mbikëqyrjes së punimeve. Lidhur me situatën ka rekomanduar që Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, Bashkia Tiranë, të marrë masat për ngritjen e një grupi pune që të analizojë dhe të nxjerrë përgjegjësitë për përdorimin pa efektivitet të fondeve me vlerë prej 1,137,720 lekë me tvsh, vlerë e cila nuk argumentohet apo justifikohet.

 

Etiketa: AuditimiErion VeliajKLSHKryesore1

Lajme të lidhura

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Para
Makina përplas motorin në aksin Librazhd-Elbasan, lëndohen 2 persona

Makina përplas motorin në aksin Librazhd-Elbasan, lëndohen 2 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26

Një realitet larg asaj çfarë na pasqyrohet dhe propagandohet nga mazhoranca. Një dramë, mund të thuhet e shoqërisë shqiptare. 17-vjeçari...

Lexo më shumë
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com