GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

KLSH zbulon korrupsionin e AKU me 65 milionë lekë gjoba

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH zbulon korrupsionin e AKU me 65 milionë lekë gjoba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas skandalit ku shumë biznese tregtonin ushqime të skaduara dhe nuk ishin kontrolluar nga AKU, ditën e sotme Kontrolli i Lartë i Shteti ka zbuluar një tjetër shkelje nga ky institucion. Nga auditimi rezulton se AKU në shkelje të ligjit ka anuluar ekzekutimin e gjobave ndaj disa kompanive jo të rregullta, duke krijuar në buxhet një gropë të thellë financiare.

Sipas të dhënave,  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka falur kompanive private rreth 65 milionë lekë gjoba për shkelje ligjore, që duhet t’i kishte vjelë gjatë viteve 2018-2020  viteve të fundit.

Në raportin e publikuar evidentohet se. vetëm për  21 subjekte, Komisioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Autoriteti te Ushqimit ka shfuqizuar tërësisht ose pjesërisht gjobat e vendosura nga inspektorët e Tiranës.  Falja e këtyre detyrimeve  ka sjellë  31. 550. 000 lekë dëme.  “Në 21 raste në 31.550.000nga Komisioni pranë DPAKU, janë shfuqizuar tërësisht/pjesërisht gjobat e vendosura nga inspektorët e DRAKU Tiranë, në mungesë të kompetencës ligjore, arsyetimit ligjor dhe jashtë afatit”, thuhet në  njoftim.  Nga këto 21 raste,  për 14 janë shfuqizuar gjobat në mungesë të kompetencës ligjore, 2 prej tyre jashtë afatit”, thuhet në raport.

Gjithashtu, kontrolli ka zbuluar se 5 bizneseve u janë falur gjobat në mungesë të arsyetimit ligjor nga Komisioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ky institucion ka amnistuar edhe bizneset, çështjet e të cilave kanë qenë në procese gjyqësore.

Ndër të tjera, gjatë kontrollit është evidentuar se për 56 subjekte, AKU e Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme nuk kanë marrë masat për arkëtimin e gjobave dhe shqyrtimin e ankesave brenda afatit ligjor dhe për pasojë dëmi i shkaktuar shkon deri në rreth 30 milionë lekë. Ndërsa, në 59 raste, procedura e asgjësimit është kryer në kundërshtim me përcaktimet ligjore të bëra, pasi në këto praktika nuk administrohen dokumentet, të cilat vërtetojnë kryerjen e asgjësimit.

Një tjetër gjetje e Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhet me faktin se për të njëjtën shkelje janë vendosur gjoba me vlera të ndryshme.

Etiketa: gjobaKLSHkorrupsioni

Lajme të lidhura

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
Para
Si u shkrep arma që tronditi Hollivudin? Familjarët e Bruce Lee kujtojnë vrasjen e ngjashme të djalit të tyre

Si u shkrep arma që tronditi Hollivudin? Familjarët e Bruce Lee kujtojnë vrasjen e ngjashme të djalit të tyre

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com