GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH zbulon mashtrimin, Bashkia Durrës u jep tender kompanisë me shkresa false

20:14 - 06/10/21
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH zbulon mashtrimin, Bashkia Durrës u jep tender kompanisë me shkresa false
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KLSH ka gjetur disa shkelje në procedurat e prokurimit publik në tenderin për rikonstruksionin e shkollës “14 Nëntori” në Durrës. Sipas auditit, prokurimi duhet të ishte anuluar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për shkak të shkeljeve. Nga 7 kompani që kanë marrë pjesë në garë, gjashtë janë skualifikuar për shkak të kritereve.

KLSH thotë se kompania e përzgjedhur duhej skualifikuar duke nënvizuar se bashkimi i operatorëve ka bërë deklarim të rremë të makinerive dhe stafit që disponojnë për kryerjen e punimeve. Fjala është për për kompanitë “Rajli Ndërtim SHPK” dhe “Varaku SHPK”, të cilat sipas të dhënave në QKB janë në pronësi të Enkelejda Gojashit, Lediana Matës dhe Shpëtim Varakut.

Nga verifikimet rezulton se kompania fituese ka lidhur dy kontrata të tjera me Bashkinë Durrës për të njëjtën periudhë dhe kanë paraqitur të njëjtat makineri dhe fuqi punëtore, të cilat mund të kenë ndikuar edhe në cilësinë e kryerjes së punimeve. Në bilancet e operatorëve fitues nuk figurojnë në inventar të gjitha mjetet të cilat kompanitë pretendojnë se i disponojnë dhe mungon bilanci i pagesave të taksave vendore. Në audit rezulton gjithashtu se dokumentet e tenderit janë kryer pa numër protokolli, ka parregullsi në hartimin dhe miratimin e DST, specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim.

Edhe zbatimi i kontratës është në shkelje, kjo pasi është lidhur me afat 170 ditë dhe është shtyrë me 60 ditë, pasi subjektet kanë paraqitur faturat me vonesë. Në raportin e KLSH thuhet gjithashtu se të gjitha punimet janë kryer vetëm nga njëri prej operatorëve ekonomik çka vërteton se kontrata mes tyre ka qenë vetëm për plotësimin e kritereve të vendosura në DST, duke dëmtuar konkurrencën e drejtë.

Etiketa: afereBashkia DurresKLSHtender

Lajme të lidhura

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Para
Zyra Arsimore Belsh probleme me pagat, mësuesit paralajmërojnë protestë

Mësuesit në Belsh njoftuan protestën, reagon Zyra Arsimore

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com