GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Klubi legjendar britanik “ka prekur zyrtarisht fundin”

16:20 - 07/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Klubi legjendar britanik “ka prekur zyrtarisht fundin”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas problemeve në fushën e lojës, me humbjen ndaj Arsenalit, me rezultat 3-1, që ka bërë të ketë përsëri dyshime mbi zotësinë reake të Erik Ten Hag, Mançester Junajtid ka tashmë probleme dhe jashtë tapetit të blertë.

Çmimi i aksioneve të Mançester Junajtid it pësoi ditën më të keqe ndonjëherë të martën me më shumë se 600 milionë paund humbje nga vlera e tregut pas raportimeve të fundjavës se familja Glejzër do ta hiqte klubin nga shitja.

Çmimi i aksionit u mbyll me 23.66 dollarë të premten dhe ra në 18.83 dollarë të martën, ndërsa e mbylli ditën me 19.35 dollarë. Bursa e Nju Jorkut e bëri pushim të hënën për shkak të Ditës së Punës.

Kjo ishte rënia më e madhe e vlerës së aksioneve të “djajve” që kur Junajtidi nxori aksionet në shitje në vitin 2012.

Rënia më e madhe e mëparshme ishte 13.8 për qind më 12 mars 2020. Çmimi i aksionit ra me 18.22 për qind brenda një dite, ndërsa 600 milionë paund u fshinë nga vlera e tregut të klubit.

Vlera e Junajtidit sot në bursë është 3 miliardë paund (3.86 miliardë dollarë), dyfishi i çmimit të kërkuar nga pronarët amerikanë (6 miliardë paund).

Ofertat për të blerë klubin nga sheiku Jasim dhe njeriu më i pasur i Britanisë, Xhim Retklif, e vlerësojnë Junajtidin në afërsisht 5 miliardë paund.

Çmimi i aksionit të klubit ka rënë me pothuajse 30 për qind që nga niveli më i lartë 12-mujor që arriti në muajin shkurt.

Një raport i “Mail on Sunday” pretendon se Glejzërat po planifikojnë të heqin Junajtid nga tregu, me planin për ta rikthyer klubin në shitje në vitin 2025, kur ata besojnë se vlerësimi i tyre prej 7 miliardë deri në 10 miliardë paund do të përmbushet.

Ata që janë përfshirë në procesin e vlerësimit, duke përfshirë bankën tregtare “Raine”, mbikëqyrësit e bisedimeve të procesit të shitjes, nuk u është komunikuar për ndonjë ndryshim në strategjinë e pronarëve.

Sheiku Jasim dhe Sër Xhim Retklif ishin të vetmit kandidatë seriozë që bënë oferta zyrtare për të blerë klubin, por ata nuk arritën vlerësimin që Glejzërat donin. “Sky Sports News” zbulon se ata dëshironin 6 miliardë paund.

Etiketa: aksionet ne burseMançester Junajtidulje

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Gjimnazistët shqiptarë në Serbi pa libra në gjuhën shqipe

Gjimnazistët shqiptarë në Serbi pa libra në gjuhën shqipe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com