GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KMSH kundër gjinisë gjithëpërfshirëse: Shkatërron vlerat themelore të familjes

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KMSH kundër gjinisë gjithëpërfshirëse: Shkatërron vlerat themelore të familjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se  pr/ligji për gjininë gjithëpërfshirëse nuk përputhet me vlerat themelore të familjes, por përkundrazi, “mund të cenojnë seriozisht të ardhmen e saj”

Në një reagim, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nënvizon se e “sheh me shqetësim përfshirjen e termit “gjithëpërfshirës” në përkufizimin e gjinisë”.

“Përpjekje për të shtuar apo shpikur identitete të tjera gjinore përbën një devijim nga e vërteta e krijimit..  Ky ndryshim përbën një largim nga kuptimi fetar islam dhe nga kuptimi natyror dhe i qartë i gjinisë, si burrë dhe grua, i cili ka qenë gjithmonë baza mbi të cilën është ndërtuar shoqëria njerëzore.

Përfshirja e një nocioni të paqartë, që nuk jep kufij të qartë dhe hap rrugë për interpretime të shumta, rrezikon të sjellë konfuzion si në zbatimin praktik të ligjit, ashtu edhe në strukturën shoqërore. Një shoqëri ka nevojë për norma të qarta, të kuptueshme dhe të zbatueshme. Ndryshime të tilla, të cilat nuk marrin parasysh traditën, natyrën biologjike dhe moralin shoqëror, krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje”, theksohet në reagim.

Më tej Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nënvizon se familja në traditën islame dhe në kulturën shqiptare është ndërtuar mbi bashkimin natyror të burrit dhe gruas.

“Një shoqëri ku dobësohet familja, është një shoqëri që humb kohezionin dhe stabilitetin. Për këtë arsye, ne besojmë se ndryshime të tilla nuk përputhen me vlerat themelore të familjes, por përkundrazi, mund të cenojnë seriozisht të ardhmen e saj. Çdo koncept që e relativizon apo mohon këtë realitet, bie ndesh me parimet mbi të cilat është ndërtuar familja” theksohet në reagim.

“Përfshirja e nocioneve të paqarta mbi gjininë, dhe sidomos dhënia e tyre e statusit juridik, rrezikon të dobësojë institucionin e familjes, duke i hapur rrugë keqinterpretimeve në arsim, në punësim dhe në jetën shoqërore” theksohet më tej në reagim.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sqaron se “Ky projektligj nuk është konsultuar me ta dhe ne nuk kanë asnjë informacion mbi mënyrën dhe bazat e ndërtimit të tij.

“Institucionet fetare kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri, pasi ato përfaqësojnë besimin, traditën, moralin dhe vlerat shpirtërore të një populli. Çështje kaq të ndjeshme, që lidhen drejtpërdrejt me familjen, moralin dhe rendin shoqëror, nuk mund të trajtohen vetëm në nivel teknik apo politik, pa marrë parasysh dimensionin shpirtëror dhe kulturor të tyre. Për këtë arsye, është e domosdoshme që institucionet fetare të përfshihen në procesin e konsultimeve për të dhënë kontributin e tyre në ruajtjen e ekuilibrave shoqërorë. Përvoja ka treguar se ligje që nuk marrin parasysh këtë dimension, shpesh sjellin ndasi dhe pakënaqësi në shoqëri”

Etiketa: gjiniKMSH

Lajme të lidhura

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial
Aktualitet

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Para
Një kryeministër mbi shtetin: Tirana, plaçka e radhës në pazarin e Ramës

Një kryeministër mbi shtetin: Tirana, plaçka e radhës në pazarin e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com