GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Koalicioni “Forumi Shqiptar”, pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi

09:00 - 23/08/23
në Politikë, Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Koalicioni “Forumi Shqiptar”, pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koalicioni “Forumi Shqiptar” përmes kryetarit Nik Gjeloshaj, njofton se do të jetë pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi.

Përpos kushteve të vendosura, shqiptarët do të marrin postin e Ministrit të Administratës Publike dhe Zëvendës Kryeministrit për Investimet Kapitale.

“Forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi. Gjatë negociatave, Forumi shqiptar arriti të përmbushë programin e tij sipas të cilit do të kemi decentralizim, bastoret dhe kazinot do të vendosen në sistem krejtësisht ndryshe nga ajo që janë tani deri në mbyllje totale dhe që do të sigurojmë pension të pleqërisë për të gjithë qytetarët.

Njëkohësisht, Forumi shqiptar do të participojë edhe në qeveri, duke marrë përgjegjësinë e zëvendëskryeministrit për investime kapitale dhe ministrit të Administratës Publike.
Si gjithmonë, ne do të punojmë në interes publik, për avancimin e programit tonë, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe kombeve, dhe veçanërisht në ngritjën ekonomike të të gjithë qytetarëve”, sipas njoftimit.

Gjashtë deputetë shqiptarë janë në parlamentin e ri të Malit të Zi, nga 81 në total, të dalë nga zgjedhjet në qershor.

Tre prej tyre duke përfaqësuar direkt shqiptarët dhe interesat e tyre përmes partive nacionale.

Dy mandate deputetësh siguroi koalicioni “Forumi Shqiptar” i Nik Gjeloshajt dhe një ulëse në Kuvend e mori Genc Nimanbegu me koalicionin “Aleanca Shqiptare”. Rritje të rëndësishme në këto zgjedhje shënoi “Forumi Shqiptar” që perveç Gjeloshajt, në Kuvend do të çojë edhe Nikollë Camajn.

Në parlament janë edhe tre shqiptarë të tjerë Mehmet Zenka dhe Drita Llolla por që përfaqësojnë partinë e ish kryeministrit dhe presidentit Gjukanoviç ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër Dritan Abazoviç, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.

Etiketa: Koalicioni “Forumi Shqiptar”Malit i Zi

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Puthi lojtaren në buzë, mblidhet urgjentisht federata spanjolle

Puthi lojtaren në buzë, mblidhet urgjentisht federata spanjolle

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com