GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës raportohet se ka fituar më shumtë vota

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës raportohet se ka fituar më shumtë vota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Tërnocin e Madh të Bujanocit, që u mbajtën më 27 maj, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka fituar më së shumti vota, përkatësisht 598. Në vendin e dytë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë me gjashtë vota, tha të shtunën Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Përgjegjësi. Lista Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar dy vota dhe lista Millosh Jovaniq – Shpresë për Serbinë, një votë. Ndërkaq, 15 listat e tjera zgjedhore nuk kanë fituar asnjë votë si dhe dhjetë vota ishin të pavlefshme.

Ende nuk ka informacione zyrtare nëse shqiptarët do të fitojnë ulëse në Parlamentin e ri serb, por televizioni H1 raportoi se shqiptarët nuk arritën të marrin edhe 12 vota për të fituar mandatin gjatë përsëritjes së zgjedhjeve. Në zgjedhjet e mbajtura të premten, 618 nga 1,089 votuesit votuan apo 56.7 për qind. Dalja në zgjedhje ishte më e ulët se rundin e mëhershëm, kur dalja ishte 64 për qind.

Përsëritja e votimeve u karakterizua nga një atmosferë mosbesimi në mes anëtarëve të komitetit të qendrës së votimit, që rezultoi me konflikte verbale të herëpashershme dhe një ndërprerje të shkurtër të votimit. Po ashtu u regjistruan disa parregullsi, por të cilat ishin më të vogla në numër sesa në përsëritjen e zgjedhjeve më 28 prill.

Vëzhguesit e Qendrës për Kërkime, Transparencë dhe Përgjithësi thanë se kanë regjistruar tentime për të votuar më shumë se një herë si dhe raste kur qytetarë që nuk kanë qenë në listë të votimeve por kanë dashur të votojnë. Por, sipas kësaj qendre, zyrtarët zgjedhorë kanë penguar këto shkelje.

Ka pasur edhe raste kur disa votues nuk kanë mundur të votojnë pasi nën emrin e tyre në listën e votimit veçse gjendej nënshkrimi i dikujt tjetër.

Po ashtu, ka pasur edhe persona të paautorizuar që janë parë jashtë qendrave të votimit përgjatë ditës.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 3 prill 2022./REL/

 

Etiketa: fituarkoalicioniLuginashqiptaretvota

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
I zuri korenti, fqinji flet për tragjedinë në familjen në Fushë-Arrëz: I pashë të tria pa ndjenja…

I zuri korenti, fqinji flet për tragjedinë në familjen në Fushë-Arrëz: I pashë të tria pa ndjenja...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com