GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të raportuara nga testimi PISA, duke shënuar rritje të pikëve në matematikë, shkencë dhe lexim. Deputetja Marjana Koçeku ka ngritur pikëpyetje mbi përfaqësimin e këtyre rezultateve, duke pretenduar se një pjesë e shkollave në vend ka mbetur jashtë testimit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku iu referua rezultateve të prezantuara nga ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, sipas të cilave Shqipëria ka shënuar 65 pikë më shumë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim.

Deputetja pretendon se të dhënat e publikuara për Shqipërinë shoqërohen me një shënim që ngre rezerva mbi përfaqësimin e kampionit të testimit.

Sipas Koçekut, në testim kanë marrë pjesë vetëm 76% e shkollave, ndërsa standardi i kërkuar është 85%. Ajo thotë gjithashtu se shkollat me më pak se 21 nxënës nuk janë përfshirë në testim.

Deputetja shprehet se lënia e këtyre shkollave jashtë testimit krijon pikëpyetje nëse rezultatet mund të konsiderohen si një pasqyrë e plotë e sistemit arsimor shqiptar.

“Problemi nuk asht se rezultatet e nxanësve që morën pjesë nuk janë të mira. Përkundrazi, nëse janë të mira, duhen përshëndetë. Problemi asht me i paraqitë ato si dëftesën e krejt arsimit shqiptar, kur një pjesë e realitetit tonë arsimor ka mbetë jashtë testimit”, shkruan Koçeku.

Ajo e ilustron qëndrimin e saj duke e krahasuar situatën me përllogaritjen e mesatares së një klase, duke lënë jashtë nxënësit me rezultate më të dobëta.

“Mesatarja mundet me dalë e bukur, por klasa jo”, shprehet deputetja.

Koçeku ndalet gjithashtu te kushtet në të cilat zhvillohet mësimi në zona të caktuara të vendit, trajtimi financiar i mësuesve dhe vështirësitë që, sipas saj, vazhdojnë të përballojnë fëmijët në zonat e largëta.

Sipas saj, performanca e sistemit arsimor nuk duhet të matet vetëm nëpërmjet renditjes në testet ndërkombëtare, por edhe përmes kushteve konkrete që u ofrohen nxënësve dhe mësuesve.

“Arsimi jonë nuk mjafton me u matë me teste ndërkombëtare. Matet edhe ma thjeshtë: çfarë shkolle i ofrojmë fëmijës në cepin ma të largët të këtij vendi”, përfundon Koçeku.

Reagimi i plote

Shqipnia ka marrë dhjetë me yll në PISA.

Veç ylli s’asht ashtu siç duket.

Ministrja e lexoi qartë prej Bratislavës: plus 65 pikë në matematikë, plus 59 në shkencë, plus 50 në lexim. Dolëm të parët në rajon në renditje.

PISA asht testi ndërkombëtar që mat aftësitë e nxanësve 15-vjeçarë në matematikë, shkencë dhe lexim. Por në tabelën e rezultateve, OECD-ja, organizata që e zhvillon testin – i ka vendosë Shqipnisë nji yll.

Dhe ai yll tregon se rezultatet munden me qenë të manipulueme. Vetëm 76% e shkollave morën pjesë, ndërkohë që standardi i kërkuem asht 85%.

Shkollat me ma pak se 21 nxanës nuk u përfshinë aspak në testim.

Këto shkolla janë shpesh ato të zonave rurale, të komuniteteve ma të vogla e ma të braktisuna, aty ku mundësitë për arsim cilësor kanë qenë historikisht ma të pakta.

Prandaj nuk e di për çka flasim kur festojmë rezultatet e PISA-s.

Nuk e kuptoj as gëzimin e ministres, kur këto shkolla jo vetëm që nuk marrin pjesë në këto vlerësime ndërkombëtare, por nuk hyjnë as në hartën e vëmendjes shtetnore, as në atë të investimeve.

Problemi nuk asht se rezultatet e nxanësve që morën pjesë nuk janë të mira. Përkundrazi, nëse janë të mira, duhen përshëndetë.

Problemi asht me i paraqitë ato si dëftesën e krejt arsimit shqiptar, kur një pjesë e realitetit tonë arsimor ka mbetë jashtë testimit.

Asht si me llogaritë mesataren e klasës tue lanë jashtë nxanësit ma pak të dalluem.

Mesatarja mundet me dalë e bukur, por klasa jo.

Kur fëmijët ende sot ecin me nga nji orë në kambë për me mbërritë në shkollë, kur mësuesit paguhen ma pak se nji kamarier, kur shkollat funksionojnë në kushte mjerimi e fshatnat veç zvogëlohen, dobësohen e tjetërsohen, asht vështirë me besu në këto statistika preferenciale.

Nji rezultat vërtet i mirë i PISA-s për Shqipninë kishte me qenë: ma pak shkolla në kushte mjerimi dhe ma pak fëmijë që e kanë sfidë arsimin qysh para se me hy në klasë.

Dhe mbi të gjitha: duhen mësues që trajtohen me dinjitet, paguhen me dinjitet dhe munden me ushtrue profesionin e tyne me integritet.

Arsimi jonë nuk mjafton me u matë me teste ndërkombëtare. Matet edhe ma thjeshtë: çfarë shkolle i ofrojmë fëmijës në cepin ma të largët të këtij vendi.

Etiketa: kocekuShkollatestim

Lajme të lidhura

Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet
Aktualitet

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

10:23 - 01/10/26
Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion
Aktualitet

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Para
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet
Aktualitet

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

10:23 - 01/10/26

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen në gjykatë për seancë paraprake për...

Lexo më shumë
Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com