GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shkel Kodin e Punës/ Brataj kërkon sekretare, përjashton kandidatët meshkuj dhe fsheh kushtet

10:57 - 01/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkel Kodin e Punës/ Brataj kërkon sekretare, përjashton kandidatët meshkuj dhe fsheh kushtet

©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse prej kohësh po luftojmë për të eliminuar diskriminimin e grave dhe vajzave në punë, institucionet tona diskriminojnë meshkujt. Një rast mjaft i përsëritur është ai që do të publikojmë më poshtë. Dokumenti tregon se institucionet publike bëjnë rekrutimin e punonjësve në kundërshti me ligjin e punës dhe atë të barazisë gjinore.

Skandali këtë herë është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ai ka publikuar një njoftim për pozicion vakant pune. Brataj kërkon sekretare, e theksojmë kërkohet kandidate femër, sepse kështu përshkruhet në njoftim. Nuk e dimë për çfarë arsye në këtë njoftim Brataj përjashton kandidatët meshkuj.

 

Në njoftim theksohet disa here që duhet sekretare dhe jo sekretar. Por e dimë shumë mirë që në këtë rast kemi të bëjmë më shkelje të të drejtave dhe me kritere diskriminuese, që përcaktohen në ligjin “ Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”. Ku specifikohet se “Ndalohet çdo lloj diskriminimi ne fushën e marrjes në punë dhe profesionit”.

Por skandali nuk mbaron me kaq. Në këtë njoftim, ka edhe mangësi të tjera. Si për shembull kërkohet që kandidatja të tregojë gatishmëri dhe përkushtim ndaj punës, të jetë e motivuar për të punuar në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese dhe raportuese. Por, mungojnë përcaktimet për kritere të tjera më të rëndësishme.

Kërkohet edhe njohur në gjuhën angleze, por nuk përcaktohet niveli dhe as dokument vërtetues. Kur në fakt në një institucion të tillë gjuha e huaj është e nevojshme.

Gjithashtu, kërkohet fotokopje diplome, por në dokumente nuk përcaktohet se cilën dege duhet te ketë mbaruar shkollën dhe nëse kërkohet niveli Bachelor apo Master.

Por, jo vetëm kaq. Brataj e ka hartuar këtë njoftim duke shkelur edhe Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë. Ku në nenin 9 të këtij Kodi thuhet se “Me punësim kuptohet orientimi dhe formimi profesional , si dhe kushtet e punës që lidhen me shpërndarjen e saj, kryerjen e punës, shpërblimin, disiplinën, kohëzgjatjen e punës,  dhe përfundimin e kontratës”.

Ndërsa në njoftimin e Bratajt nuk cilësohen as kushtet e punës, as oraret, as paga dhe shpërblimet.

Çfarë thotë ligji

Brataj siç duket është frymëzuar nga kryeministri Edi Rama, i cili në kabinetin e tij ka më shumë ministre gra. Kjo është një gjë e mirë dhe një hap i drejtë, por posti i sekretares nuk është pozicion politik. Po ashtu nuk lejohet të diskriminohet gjinia tjetër.

Konkretisht neni 16 i ligjit “PËR BARAZINË GJINORE NË SHOQËRI” thekson se “Punëdhënësi dhe çdo individ, që vepron në emër dhe për llogari të tij, me cilësinë e ndërmjetësit, të agjentit apo të përfaqësuesit, detyrohet që, për promovimin e barazisë gjinore para dhe gjatë marrëdhënieve të punës:  Të mos përfshijë elemente të diskriminimit në bazë të gjinisë në shpalljen e vendit të lirë të punës dhe të sigurojë mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt për të aplikuar në vendet e lira të punës”.

Por, Brataj nuk e ka zbatuar këtë pikë. Duke harruar që diskriminimi ndaj meshkujve përbën shkelje ligjore po aq të rëndë sa diskriminim ndaj grave në punë.

Do të ishte mirë që kandidati apo kandidatja për sekretare të kishte mbaruar një nga degët e mjekësisë, pasi Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është një sektor ku komunikohet me mjekë dhe infermierë. Megjithatë, e kuptojmë se sekretarja është gjetur para njoftimit të këtij konkursi fiktiv. Sëmundja e “Rilindjes” paska zënë edhe drejtorin që ka studiuar në Itali dhe duhet të sillte kulturën evropiane!

Lexo edhe:Një “kafe” nga Çuçi për Kastratin, i fal super tenderin 4.5 MLD lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: diskriminim ne puneKodi i Punespozicion vakantPUNESIMSkender BratajuRGJENCA kOMBETARE

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
VIDEO/Kapen mbi 41 kg heroinë, në pranga 31-vjeçari nga Fushë Kuqe

VIDEO/Kapen mbi 41 kg heroinë, në pranga 31-vjeçari nga Fushë Kuqe

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com