GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kodi i ri me kufizime të forta/ Ministrat, në restorante vetëm fundjavave

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kodi i ri me kufizime të forta/ Ministrat, në restorante vetëm fundjavave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është publikuar Kodi i ri Ministror i cili përcakton një sërë kufizimesh për ministrat gjatë ditëve të punës. Sipas këtij Kodi,  në asnjë rast një Ministër nuk do mund të takohet më privatisht me një përfaqësues biznesi, ndërkohë që do u kufizohet frekuentimi i bar-restoranteve vetëm fundjavave apo ditëve të festave, ashtu si dhe lloji i informacioneve që do publikojnë në rrjetet sociale. Në Kodin Etik Ministror janë miratuar disa ndryshime, që tashmë janë të detyrueshme për titullarët e Ministrive si dhe Zëvendësministrat.

Ata tashmë ndalohen të udhëtojnë në first class apo business class, apo të pranojnë bileta udhëtimi të paguara nga një person/kompani private për veten apo për familjarët e vet. Po ashtu, ata ndalohet të përdorin sallën VIP të aeroportit për familjarët e vet, në rast se nuk udhëtojnë vetë; apo dhe të lënë mjetin e Ministrisë në përdorim të familjarëve. Ndërkohë që nuk do kenë më të drejtë të organizojnë evente (festa) me personelin apo persona të tjerë, me fonde të buxhetit të shtetit.”.

“Anëtarët e Këshillit të Ministrave, vetëm gjatë ditëve të pushimit dhe festave zyrtare, në raste të eventeve familjare apo shoqërore, mund të frekuentojnë ambiente të ndryshme shërbimi, bar/restorant, nëse kjo nuk cenon figurën e tij etike dhe të kabinetit qeveritar, apo në raste të veçanta për arsye pune, të bëra me dije më parë”, përcakton një prej neneve të reja. “Anëtari i Këshillit të Ministrave ndalohet të publikojë apo të komentojë në rrjetet sociale të dhëna, lajme apo informacione sensitive apo konfidenciale, për të cilat është në dijeni për shkak të detyrës. Kjo ndalesë aplikohet edhe në faqe interneti të lexueshme nga shumë persona.”, përcakton një tjetër ndryshim.

Ndërkohë që një prej kushtëzimeve më të rëndësishme, vjen lidhur me kontaktet e Ministrave me botën e biznesit. Ministrat tashmë e kanë ta ndaluar të “zhvillojnë takime me përfaqësues të biznesit apo grupeve të interesit pa praninë e dy nëpunësve/funksionarëve të lartë të ministrisë përkatëse dhe pa mbajtur minutat e takimeve, regjistrimin e identitetit të personave të përfshirë në këto takime, si dhe evidentimin e çështjeve të diskutuara në një regjistër të posaçëm që mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse”.”

“Dhuratat, që i bëhen anëtarit të Këshillit të Ministrave apo delegacioneve që e shoqërojnë atë, duhet të inventarizohen dhe mund të bëhen pjesë e dekorit të zyrave të ministrave, të dorëzohen në ambientet përkatëse të Kryemistrisë, të caktuara për këtë qëllim, apo të vendosen në godinën e ministrisë kur një ambient i tillë është i mundur”, percakton Kodi i Ri Ministror.

Etiketa: Kodi i ri Ministrorkufiizmeleje per bare dhe restorantendryshimepushimerregulla

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Ja cilat shenja do kenë surprizat më të bukura për këtë verë

Ja cilat shenja do kenë surprizat më të bukura për këtë verë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku...

Lexo më shumë
Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com