GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kodi i ri Penal ul dënimin e korrupsionit për zyrtarët e lartë

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kodi i ri Penal ul dënimin e korrupsionit për zyrtarët e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë nëse nuk shpallen të pafajshëm gjatë gjykimit.

Hartuesit e Kodit të ri Penal, të  cilët nuk kanë dalë deri më sot të mbrojnë publikisht punën e vet, duket se kanë mbledhur bashkë në një vepër penale atë që në kodin aktual penal është ndarë në dy nene të veçanta, korrupsionin pasiv të zyrtarëve.

Kodi aktual dënon në nenin 259 rastet e mitmarrjes së zyrtarëve publikë të zakonshëm nga 2 deri në 8 vjet, ndërsa korrupsioni  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë dënohet në nenin 260 me katër deri në dymbëdhjetë vjet burg. Ndryshe nga kjo, Kodi i ri Penal parashikon dënimin e korrupsionit për të gjithë zyrtarët, pavarësisht nivelit, nga tre deri në tetë vjet burg.

Ulja e masës së dënimit minimal nga katër në tre, dhe atij maksimal, nga dymbëdhjetë në tetë, duket se është në kundërshti me tendencën e përgjithshme ashpërsuese të projekt-kodit, i cili është kritikuar deri më tani më së shumti për shtimin të pambëshetur në ndonjë arsyetim për nevojat apo kostot dhe përfitimet, të masës së dënimit për shumë vepra penale apo kundravajtje.

 

 

Ndërsa cënimi i simboleve të Republikës konsiderohet në Kodin aktual një kundravajtje që dënohet me gjobë deri në tre muaj burg, në Kodin e ri dënohet me deri 4 vjet burg, përveç zgjerimit masiv të fushës së veprimit në krahasim me nenin aktual. Por ndryshe nga tendenca e përgjithshme ashpërsuese, të cilën kreu i dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia e cilësoi si prej “inkuizatorësh”, hartuesit kanë parë të arsyeshme të barazojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë me atë të zyrtarëve të zakonshëm dhe rrjedhimisht, të ulin masën e dënimit.

Amnisti de facto?

Kodi Penal i një vendi, përveç parashikimit të veprave apo kundravajtjeve penale, bart edhe konceptin që një vepër penale nuk mund të gjykohet dhe dënohet përtej  një afati të arsyeshëm nga  koha e kryerjes së saj. Afati i parashkrimit, siç njihet teknikisht, varet nga rëndesa e veprës penale. Nëse një vepër penale parashikon një masë dënimi  të ulët, afati i parashkrimit të saj është gjithashtu i ulët, ndërsa për veprat e rënda penale, parashkrimi është më i  gjatë. Për shembull,  krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës nuk parashkruhen, ato ndiqen penalisht dhe dënohen pavarësisht afatit që ka kaluar nga kryerja e tyre, me kushtin që i dyshuari të jetë gjallë.

Ulja e masës së dënimit për korrupsionin e zyrtarëve të lartë përmes barazimit të tyre me zyrtarët e zakonshëm sjell për rrjedhojë, ulje të afatit të parashkrimit për këtë vepër penale, duke sugjeruar se disa zyrtarë të lartë, aktualisht nën akuzë, mund të amnistohen.

Kodi aktual penal përcakton në nenin 66 se për veprat penale që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet, parashkrimi është njëzet vjet, ndërsa për ato ku masa e dënimit është nga pesë deri në dhjetë vjet, parashkrimi është dhjetë vjet. Projektkodi i ri nuk ndryshon shumë nga i vjetri përveç formës. Këtu afatet e parashkrimit shënohen në nenin 185. Në pikën c shkruhet: “dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim mbi pesë deri në dhjetë vjet burgim”. Rrjedhimisht, një korrupsion i përfituar më herët se sa viti 2015, sipas këtij kodi është parashkruar. /BIRN/

Etiketa: Kodi Penalkorrupsioni

Lajme të lidhura

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin
Sport

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Para
Tymi mbulon qytetin e Fierit, zjarret në dy fshatra djegin tokat bujqësore

Tymi mbulon qytetin e Fierit, zjarret në dy fshatra djegin tokat bujqësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026

07:38 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com