GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga sot hyjnë në fuqi disa ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të ashpra për shkelësit, me synim rritjen e sigurisë në rrugë dhe uljen e numrit të aksidenteve.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me drejtuesit e mjeteve që kapen në mënyrë të përsëritur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në këto raste, leja e drejtimit do të hiqet përfundimisht.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu se personat në moshë madhore që drejtojnë automjet pa qenë të pajisur me leje drejtimi do të gjobiten dhe nuk do të kenë mundësi të pajisen me patentë sipas parashikimeve të reja ligjore.

Për të miturit që kapen duke drejtuar automjet, regjistrimi në autoshkollë do të lejohet vetëm pasi të kenë mbushur moshën 20 vjeç.

Rregulla të reja janë vendosur edhe për shoferët e rinj, të cilët nuk do të lejohen të qarkullojnë me shpejtësi mbi 90 km/orë në autostrada. Tejkalimi i këtij kufiri dënohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të lejes së drejtimit për një muaj dhe heqje pikësh.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se nuk do të lejohet më konvertimi i pezullimit të lejes së drejtimit në pagesë me dyfishim të gjobës.

Kodi i ri parashikon masa më të rënda edhe për shkeljet që lidhen me shpejtësinë në zonat e banuara, pranë shkollave, si dhe për garat apo manovrat e rrezikshme në rrugë. Në këto raste, gjobat variojnë nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

Po ashtu, drejtuesit e mjeteve që identifikohen dy herë brenda një viti duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit do t’u pezullohet leja e drejtimit për tre muaj.

Ndryshimet prekin edhe përdoruesit e mjeteve të lehta. Nga sot ndalohet përdorimi i celularit gjatë drejtimit të biçikletave, motorëve deri në 50 kubikë dhe monopatinave.

 

Etiketa: KODI RRUGORKryesore1ndryshimetpatente

Lajme të lidhura

I jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj, 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve
Aktualitet

I jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj, 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

12:20 - 17/11/26
Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira
Aktualitet

Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

12:04 - 17/11/26
I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut
Aktualitet

I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

12:00 - 17/11/26
Para
U ndalua të hynte në SHBA para Botërorit, arbitri somalez “dëmshpërblehet” nga UEFA me finalen e Superkupës së Europës

U ndalua të hynte në SHBA para Botërorit, arbitri somalez “dëmshpërblehet” nga UEFA me finalen e Superkupës së Europës

Discussion about this post

TË FUNDIT

I jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj, 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve
Aktualitet

I jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj, 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

12:20 - 17/11/26

Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit oficerit të Policisë së Shtetit, Ermal Lulaj, i...

Lexo më shumë
Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës

Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës

12:15 - 17/11/26
Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

12:04 - 17/11/26
I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

12:00 - 17/11/26
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga  Haga

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga Haga

11:50 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com