GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Kodi Zgjedhor/ PS dhe PD, afër marrëveshjes për ndryshimet në limitin e afatit

22:25 - 22/07/24
në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kodi Zgjedhor/ PS dhe PD, afër marrëveshjes për ndryshimet në limitin e afatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mazhoranca dhe opozita duket se janë afër marrëveshjes për ndryshimet në Kodin Zgjedhor edhe pse në limit kohor. Ndërsa për votën e diasporës po përpiqen për dakordësi në parim, në mënyrë të mundësojnë votën e të gjithë shqiptarëve me banim jashtë vendit, drita jeshile pritet për propozimin më të fundit të opozitës që rrëzon mekanizimin e herësit.  Mazhoranca ka dhënë sinjale pozitive dhe Bledi Cuci, kreu i grupit të socialistëve u tha deputetëve në mbledhjen e kësaj të hëne se diskutimet vijojnë ende në nivel politik dhe se nëse do të ketë dakordësi mes palëve, ndryshimet do të kalojnë për votim në seancën e kësaj jave.

PD ka propozuar që 1/3 e listës së deputetëve të jete e mbyllur, pra e hartuar nga kryetari i partisë, ndërsa 2/3 e listës të jetë e hapur dhe deputetët fitues të renditen sipas votës preferenciale, duke rrëzuar herësin të cilin më herët socialistët propozuan të jetë jo më shumë se 7 mijë vota. Por ky propozim për ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk është gjë tjetër veçse pazar i Ramës dhe Berishës që sipas tij kanë frikë nga listat e hapura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e cilësoi si një tentativë në bashkëpunim për të dobësuar parlamentin dhe për të ndarë mes tyre pushtetin ekonomik dhe politik.

Për të çuar përpara ndryshimet në Kodin Elektoral palët duhet të dakordësojnë brenda 3 ditëve pasi  kjo është java e fundit e punimeve parlamentare, deri kur ligjvënësit të rikthehen sërish shtator. Axhenda e ngjeshur do ta zgjasë seancën plenare në dy ditë, të enjten dhe të premten e kësaj jave,  për shkak të projektligjeve dhe akteve të shumta që kërkojnë miratim para mbylljes së sesionit parlamentar.  Vec ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në rendin e ditës janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca me ministrat Blendi Gonxhaj dhe Erin Mete, raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura, projektligjet “Për Policinë e Shtetit” si dhe projektligjin “Për prodhimit dhe tregtimin e municioneve”.

Etiketa: kodi zgjedhorKryesore1

Lajme të lidhura

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Para
Shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s’asht Cool

Shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s'asht Cool

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com