GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kodrat” me plehra në Sharrë, Teliti ngre alarmin: Rrezikon të shpërthejë epidemi

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kodrat” me plehra në Sharrë, Teliti ngre alarmin: Rrezikon të shpërthejë epidemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka thënë se nga “kodrat” me mbeturina në Sharrë të Tiranës, ku edhe pse paguhet për një incienerator që nuk është funksional, kryeqyteti rrezikohet të kthehet në një “bombë” ekologjike.

Teliti tha se për shkak të mbetjeve që po depozitohen në Sharrë, rrezikohet të shpërthejë një epidemi.

Ai theksoi gjithashtu se kërkesat e tij të vazhdueshme nuk merren për bazë përballë forcës së kartonave të mazhorancës në Këshill.

“Më 2023 Veliaj i vodhi zgjedhjet. I zgjedhur gjoja nga populli sot kemi një kryetar bashkie që s’është zgjedhur nga qytetarët. Është komanduar nga kryeministri, s’është certifikuar as nga Këshilli Bashkiak.

Ne i kemi kërkuar ezaurimin e të gjitha hapave për këshillin bashkiak për situatën në Bashkinë e Tiranës. Edhe më zë e figurë i tratojnë asetet e qytetarëve të Tiranës, abuzohen dita ditës.

44 protesta javore, dhe ne në diskursin tonë, kemi thënë gjithmonë që bashkia drejtohej nga dyshja Rama-Veliaj. Kryetarja në detyrë e emëruar, është e zgjedhur e kryeministrit, vërteton tezën tonë se drejtuesit realë janë dyshja Rama-Veliaj. Ka vendosur një mëkëmbëse se çfarë porosish vijnë nga ai.

Ne kemi bërë shumë shkresa të tillë, edhe interpelancë me Veliajn, në shkelje të hapur të ligjit, as nuk e kanë marrë, edhe pse e kanë grisur shkresën tonë. Shkresat tona i kanë trajtuar si letra higjienike, transparenca nga ana jonë është penguar nga ana e mazhorancës.

Ne që dimë, e prekim realitetin, se si funksionojnë gjërat në Bashkinë e Tiranës, por ka dhe stafe korrekte që marrin dhe informacione, na japin ndihmë të madhe mbi gjërat që ndodhin. Transparencë publike s’ka. S’dimë organigramën e re, kemi një strukturë që ka ndryshuar gjithë organikën e Bashkisë së Tiranës. Transparence në nivele zero. Fakti që ka pasur ndëshkime në dy vitetet e fundit, ka bërë që të ndërgjegjësohen e të na informojnë. Në bazë të tyre kemi marrë edhe iniciativa që kanë mbetur në letër.

Mazhoranca përdor dhunshëm kartonat, për të mbyllur kërkesën tonë për transparencë. Deri më sot, 200 veta për 44 herë para bashkisë e kanë dhënë rezultatin, Erion Veliaj ësHtë në burg.

Koha merr kohën e vet, e vërtetat vonon por një ditë triumfon. Flitet për incineratorë që s’ekzistojnë, kulla që mbijnë në oborret e shkollës. Jemi në një situatë ku thithim ajër 18 herë më të ndotur.

Në buxhetin e bashkisë, është kualifikuar kostoja e makinave që lajnë rrugët, kur e kanë parë për herë të fundit në Tiranë, ku digjen fletët. Incineratori, ku është?! Ndërsa paratë paguhen çdo ditë. Sot është vetëm Edi Rama në krye të bashkisë me vizionin e rilindur për të shkatërruar jetën e shqiptarëve dhe ato të Tiranës..67% shkojnë për pagesa personale. Sot ka 12100 punonjës, shpërdorim parash.

E kam lidhur pandjeshmërinë me nivelin e varfërisë. Është një binom që lidhet. S’është vetëm shqetësimi i plehrave i problematikës së shqiptarëve. Kur mungojnë ilaçet e onkologjikut, këta po vrasin sot të gjallët. Atje janë bërë disa male, kodra, jemi gati shpërthimit të epidemisë. Ujërat nëntokësore janë kontaminuar dhe shkojnë afër zonave përrreth”, tha Teliti.

Etiketa: epidemiplehraSharre

Lajme të lidhura

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Para
‘Nga Manastirliu te Begaj…të gjithë me plagjiaturë’, Muka: Mbi 60% me tituj e grada shkencore të pamerituara

‘Nga Manastirliu te Begaj…të gjithë me plagjiaturë’, Muka: Mbi 60% me tituj e grada shkencore të pamerituara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş