GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Kohë e artë e raporteve Serbi-Turqi”, Kurti-Erdoganit: Dialogu të zhvillohet në Bruksel

12:16 - 08/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti flet për takimin me Vuçiç në Bruksel, tregon 6 pikat për marrëveshjen finale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Turqia vazhdon të mos heqë aspak vëmendjen nga Ballkani. Presidenti turk Rexheo  Taip Erdogan dëshiron të ndërmjetësojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa ka thënë se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Serbinë. Sakaq Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e komentoi sot ofertën e Erdoganit, duke i bërë të qarta disa gjëra.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan qëndroi të mërkurën në Beograd, nga ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiç foli për një “epokë të artë” të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Turqisë. Pas takimit kokë më kokë me Erdoganin, Vuçiç tha se kishin diskutuar për të gjitha çështjet e rëndësishme, për bashkëpunimin, luftën në Ukrainë, energjinë elektrike e dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti serb tha se ai i ka kërkuar Erdoganit furnizim me energji elektrike gjatë dimrit si dhe tregoi interesimin e Serbisë për të blerë dronë “Bayraktar”, të cilët Erdogan do t’ia dërgojë shpejt.

Edhe Erdogan vlerësoi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë janë në nivel të shkëlqyer, ndërsa përmendi ofertën për t’u përfshirë si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi.

“Jam i gatshëm të ofrojë mbështetjen për tejkalimin e problemeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse Ballkani nuk mund të tolerojë më këto lloj problemesh”, tha Erdogan.

Duke u përgjigjur për këtë çështje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten pas një ngjarje në Podujevë se “ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, por paraprakisht theksoi se “dialogu bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit”.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë – bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, tha Kurti.

Ai foli për edhe për arsyen e vizitës së Erdoganit në Serbi, Bosnjë e Kroaci, dhe mosvizitën e tij në Kosovë.

“Përshtypja ime është që kjo vizitë ka pasur të bëjë më shumë me Bosnjën, sepse e konsiderojnë si një vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë dhe vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjën”, tha Kurti./Express

Etiketa: ErdoganKurti

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
OKB: Duhen 300 vite për të arritur barazinë gjinore

OKB: Duhen 300 vite për të arritur barazinë gjinore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com