GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Koka e vërtetë e zezë…”/ Reagon Arben Ahmetaj, çfarë paralajmëron

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Koka e vërtetë e zezë…”/ Reagon Arben Ahmetaj, çfarë paralajmëron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar sot pas akuzës së re të ngritur ndaj tij nga SPAK për shpërdorim detyre.
Ahmetaj e cilëson përndjekje të organizuar dhe se detajet për këtë dosje e të tjerat, do t’i nxjerrë në një kohë të shpejtë.
“Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë.
Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë.
Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje.
Cili është thelbi i asaj dosje?
Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit.
Nuk habitem më nga asgjë. Që nga “faktet” e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë.
Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)???
“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht.
Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej
fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi.
Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë.
Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!”
Etiketa: Arben AhmetajKryesore1reagimi

Lajme të lidhura

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:20 - 23/08/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare

21:45 - 23/08/26
Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!

20:59 - 23/08/26
Para
A do jetë Zhaklin moderatorja e përhershme krah Kiarës në ‘Fan Club’?

A do jetë Zhaklin moderatorja e përhershme krah Kiarës në 'Fan Club'?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov
Sport

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov

22:36 - 23/08/26

Shqipëria merr medaljet e para në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë dhe është sporti i mundjes...

Lexo më shumë
‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:20 - 23/08/26
Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

21:52 - 23/08/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare

21:45 - 23/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com