GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Koka kishte përfunduar nën rrota”, dëshmi nga tragjedia ku ndërroi jetë 20-vjeçari shqiptar (EMRI)

09:01 - 12/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Koka kishte përfunduar nën rrota”, dëshmi nga tragjedia ku ndërroi jetë 20-vjeçari shqiptar (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kevin Mustafa është 20-vjeçari shqiptar i cili ndërroi jetë ditën e shtunë teksa udhëtonte me motorin e tij në rrugën provinciale të Carvico dhe u përplas me një makinë duke humbur kontrollin dhe dalë nga rruga.

Sipas mediave të huaja, për 20-vjeçarin ka qenë fatal momenti i frenimit të menjëhershëm pasi ai nuk ka parë që në autostradë kishte një varg makinash dhe për tu shmangur ka rrëshqitur në anë të rrugë dhe është rrëzuar.

Kevin Mustafa ishte 20 vjeç dhe kishte mbërritur në Terno d’Isola kur ishte ende shumë i vogël, së bashku me babanë e tij shqiptar dhe nënën e tij ekuadoriane, Fanny Mourera. Familja kishte shkuar të jetonte në një pallat në via Roma 23H, pranë bibliotekës. Prindërit e Kevinit u ndanë pothuajse menjëherë dhe djali u rrit nga nëna e tij.

“Ai ishte thjesht njëri prej nesh, ishte në klasë me mua në kopshtin e fëmijëve, në shkollën fillore dhe të mesme, askush nuk e ka parë ndonjëherë si emigrant,” tha dje një shoqja e tij.

Kevin u diplomua për inxhinieri mekanike në Institutin Marconi në Dalmine dhe ka punuar në kompani të ndryshme, dhe deri vonë ka qenë teknik mirëmbajtjeje në Brembo.

“Kur pashë djalin, ai tashmë ishte rrëzuar. Ai ra përpara një makine Lancia Y që ishte përpara meje, duke përfunduar me kokën në njërën nga rrotat. Makina po udhëtonte me shpejtësi të ulët dhe gruaja pas timonit frenoi menjëherë, por goditja ishte shumë e dhunshme. Djali ra shumë keq, iu thye helmeta. Unë zbrita menjëherë për ta ndihmuar atë dhe pesë-gjashtë persona të tjerë gjithashtu. Nuk e prekëm sepse qafa e tij ishte në një pozitë të keqe dhe kishim frikë se mos i përkeqësonin gjërat, por telefonuam 118. Ai po merrte ende frymë edhe pse me shumë gulçim, por nuk ia doli”, tha Abdel Khachi, nga Kolonja, i cili po udhëtonte në korsinë e kundërt duke drejtuar një kamion për të bërë dërgesat në Calusco.

 

Etiketa: aksidentItali

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Vrau bashkëkombasin në Itali pas sherrit për një grua, shqiptari në gjendje të rëndë në spital 

Vrau bashkëkombasin në Itali pas sherrit për një grua, shqiptari në gjendje të rëndë në spital 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com