GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kokaina me fytyrën e Eskobarit”, gjyqtarja liron nga qelia Erion Petin

18:37 - 18/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kokaina me fytyrën e Eskobarit”, gjyqtarja liron nga qelia Erion Petin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia shqiptare ka kapur në portin e Durrësit, një ngarkesë prej 143 kg kokainë. Kokaina ka pasur profilin e trafikantit më të madh në botë Pablo Eskobar dhe me mbishkrimin “El Mijor”,

Në prangat e drejtësisë ranë Erion Peti dhe Klajdi Xibraku nga Tirana, që të dy aksionerë të kompanisë së eksportit të frutave e quajtur “Masabi Fruits”.

Pas gati 10 muaj qëndrim në burg, Erion Peti, i arrestuarit në muajin Prill 2021, si person që dyshohej se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Shqipëri, është liruar nga Gjykata e Apelit Durrës.

Peti u ndalua së bashku me Klajdi Xibrakun, ku ky i fundit vijon të qëndrojë në qeli, megjithëse rrugën ligjore është duke e ndjekur në të njëjtën linjë me atë që e nxori nga qelia, Erion Petin.

Vendimi për lirimin e Petit është marrë sot nga gjyqtarja e Apelit, Anita Mici, e cila gjatë seancës gjyqësore pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës, duke urdhëruar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” dhe lënë pa asnjë masë shtrënguese të arrestuarin Peti.Peti së bashku me ortakun e tij, Klajdi Xibraku, kanë kryer disa kërkesa për të dalë nga burgu, por ato kanë qenë të dështuara në shkallën e parë dhe në atë të Apelit. Të njëjtin rrugëtim ligjor është duke e ndjekur dhe i arrestuari tjetër në këtë çështje, Klajdi Xibraku, i cili ka shumë gjasa që në ditët në vijim të lerë edhe ai qelinë.

E për pasojë dosja penale e regjistruar në prokurorinë e Durrës, e cila bën fjalë për trafikimin e 143 kg kokainë të pastër, të mbetet pa autor.

Që në momentin e arrestimit,  Xibraku dhe Peti e kanë mohuar se kanë lidhje me trafikun e kokainës.

Ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se për shkak të biznesit që kishin, kanë udhëtuar disa herë në Ekuador, me qëllim lidhjen e marëveshjeve dhe kontratave për blerjen e bananeve dhe frutave të tjera ekzotike.

Tashmë pritet që në ditët në vijim prokuroria e Apelit Durrës, të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do kërkojë kthimin në burg të, Erion Petit.

Etiketa: Arrestimerion petigjyqtarjaklajdi xibarakukokaina

Lajme të lidhura

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja
Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë
Aktualitet

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Para
COVID-19, rriten infektimet dhe ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit në vend

COVID-19 në vend, 2832 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com