GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokaina në Portin e Durrësit, arrestohet këshilltari i Erion Veliajt

12:11 - 16/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kokaina në Portin e Durrësit, arrestohet këshilltari i Erion Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi mori pjesë në festën e përvjetorit të Partisë Socialiste, tashmë Egert Vargu është në prangat e policisë së Durrësit, nën dyshimet se është i përfshirë në trafikun e 45 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë. Egert Vargu është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe zyrtari i radhës i Partisë Socialiste i arrestuar për çështje kokaine.

Uniformat blu njoftuan paraditen e së Enjtes:

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e tentativës për trafikim të një sasi të madhe të kokainës që vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, … u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i shtetasve:

Arben Ferizi, 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil;

Egert Vargu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani” – thuhej në njoftimin e policisë.

Deri më tani, nuk ka informacione konkrete për rolin e dy personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Megjithatë, Policia dhe Prokuroria e Durrësit duket se kanë dyshime të mbështetura në fakte që Arben Ferizi dhe Egert Vargu duhet të jenë të përfshirë në trafikun e kokainës, i cili mbërriti në Port në një ngarkesë mishi nga Brazili.

Agjenti doganor Egert Vargu, është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i dalë nga votimet mono-partiake të 30 qershorit 2019. Vargu është pjesë e “armatës” politike në Bashkinë e Tiranës, të cilët ngrenë dorën pa asnjë kundërshtim për çdo propozim të Erion Veliajt.

Arrestimi i këshilltarit socialist Vargu i shtohet listës së gjatë të zyrtarëve të “Rilindjes”, të dyshuar si të përfshirë në trafikun e lëndëve të forta. Pak ditë më parë, policia italiane arrestoi ish-kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku. Atij iu gjetën rreth 20 kilogramë kokainë në automjet dhe u prangos së bashku me nipin e tij, siç raportohet nga mediat italiane.

 

 

 

Etiketa: arrestohetdURRESITErion VeliajkeshilltarikokainaKryesore1porti

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
Iu gjet depo armësh në banesë, e zonja e shtëpisë: S’i kam parë më herët…

Iu gjet depo armësh në banesë, e zonja e shtëpisë: S'i kam parë më herët...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com