GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokaina në Portin e Durrësit, shpallet në kërkim presidenti i “Bana King”

09:29 - 04/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kokaina në Portin e Durrësit, shpallet në kërkim presidenti i “Bana King”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me sasinë 33.5 kilogramë kokainë të gjetur në kontejnerin me banane në Port, ku është shpallur në kërkim presidenti i kësaj kompanie.

Në operacionin e koduar “Again”, zhvilluar nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, u vu në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, ndërsa është shpallur në kërkim presidenti i kësaj kompanie.

Në pranga gjithashtu janë vënë edhe 2 punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Lexo edhe: Kapet kokainë në Portin e Durrësit

Njoftimi:

Port, Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Vihet në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, brenda së cilës Policia gjeti 33.5 kilogramë kokainë.

Shpallet në kërkim presidenti i kësaj kompanie.

Në pranga edhe 2 punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
  2. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;
  3. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Etiketa: BANANEdrogeDurrësKokaine

Lajme të lidhura

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore
Aktualitet

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore

09:59 - 11/01/26
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës
Aktualitet

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Para
The Telegraph: Shqiptarët “shijojnë” pasuritë që krijojnë në Britani

The Telegraph: Shqiptarët "shijojnë" pasuritë që krijojnë në Britani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore
Aktualitet

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore

09:59 - 11/01/26

Rreth 600 abonentë ruralë në qarkun e Korçës aktualisht janë pa energji elektrike pasi 6 fidera janë të stakuar, ndërsa...

Lexo më shumë
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com