GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokaina në Qerek/ “Mbaruan hallet”, zbardhet përgjimet e Çaushllarit dhe Birçes

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kokaina në Qerek/ “Mbaruan hallet”, zbardhet përgjimet e Çaushllarit dhe Birçes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më datë 20 shkurt 2024, Artjon Çaushllari është takuar me një person të paidentifikuar në ambientet e një lavazhi pranë Portit të Durrësit. Pas këtij takimi Çaushllari u kthye në Tiranë, kurse personi i paidentifikuar u fut në Portin e Durrësit. Pas këtij takimi Çaushllari ka telefonuar lidhjen e tij Klajdi Birçe, të cilit dëgjohet teksa i thotë që ‘mbaruan hallet’

Nuk dihet se çka dashur Artjon Çaushllari të thotë me fjalinë ‘mbaruan hallet’, por ajo që mund të nënkuptohet është se grupi kishte arritur me anë të ekspertit kimist kolumbian të kryejë procesin e përpunimit të kokainës. Dhe kësisoj t’i jepte udhë transportit të saj nga Amerika e Jugut.

Ku lënda narkotike do të fshihej e papërpunuar në kontejnerë dhe më pas do të vinte në Shqipëri, ku do të ekstraktohej në laboratorët e kokainës të ngritura nga grupi, në pika të ndryshme të vendit. Takim që mesa duket kishte shërbyer, para kësaj telefonate, në Durrës midis Çaushllarit dhe personit të paidentifikuar që më pas kishte hyrë brenda në port.

Person që mund të ketë qenë edhe një pikë lidhje e grupit me Portin, me qëllim kalimin pa problem të sasive të kokainës, që do të vinin më pas në Shqipëri.

Kontakte, të cilat janë dokumentuar edhe më herët, siç thamë nga fundi i muajit dhjetor 2023 dhe në vazhdimin e muajve të parë të vitit 2024.

Ku antenat celulare kanë pikasur lëvizjet e vazhdueshme të Artjon Çaushllarit dhe të ‘mikut’ të tij kolumbian.

Lëvizje të cilat kanë përfunduar në të njëjtën zonë në Durrës.

Aty ku dyshohen se kanë përpunuar një sasi të papërcaktuar kokaine.

Përgjime të cilat gjatë kësaj kohe nxjerrin në skenë edhe një shtetas turk.

I cili në fillimin e muajit janar vihet re të takohet në Tiranë, në një nga restorantet në qendër të tij, me Artjon Çaus

Me të cilin disa ditë më herët ishin parë të udhëtonin nga Kosova, me automjetin e babait të një prej lidhjeve të afërta të Artjon Çaushllarit.

Ndërkohë që më datë 10 Janar, ky i fundit udhëton nga Tirana drejt Durrësit. Këtu ku takon një lidhje të tij të paidentifikuar. Person që dyshohet se i ka siguruar ambientet për përpunimin e kokainës apo si furnizues i tij me kokainë të pa procesuar. Ai që shërben si kujdestar personal i kolumbianit që prej kohësh ruhej si sytë e ballit në Tiranë, del se është Klajdi Birçe. Që për gjatë gjithë kohës kujdeset që ‘djalit’ siç ai e quan kolumbianin të mos i mungojë asgjë./Shenjester

Etiketa: caushllarihallemarreveshjetakime

Lajme të lidhura

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26
Para
“Pse shpif?”/ Plas keq mes Livias dhe Rozanës, këngëtarja shpërthen në lot

“Pse shpif?”/ Plas keq mes Livias dhe Rozanës, këngëtarja shpërthen në lot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com