GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

“Kokainë, dhunë dhe përgjime” – Si funksiononte rrjeti kriminal shqiptaro-italian

17:05 - 22/12/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kokainë, dhunë dhe përgjime” – Si funksiononte rrjeti kriminal shqiptaro-italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rrjet kriminal i trafikut të drogës, që vepronte midis Italisë dhe Shqipërisë është shkatërruar dhe janë kryer 16 arrestime. Gjeneronin 150 mijë euro fitime çdo muaj.

Operacioni u mbyll ditën e sotme në Pescara, ku u ekzekutuan të gjithë urdhrat e Gjykatës, me 9 persona në burg dhe 7 në arrest shtëpiak. Urdhrat u lëshuan nga Gjykatësi i Hetimeve Paraprake, me kërkesë të Zëvendës Prokurorit Publik të Pescara, i cili koordinoi dhe drejtoi të gjitha aktivitetet hetimore.

Disa prej të dyshuarve janë të skeduar në precedentë të mëparshëm penalë. Sasi të mëdha drogë u sekuestruan përgjatë një viti, kurse në flagrancë u kapën 2 kg kokainë. Provat e mbledhura bazohen në përgjimin e bisedave midis anëtarëve të grupit, kryesisht ato telefonike.

Hetimet nisën që në muajin mars të vitit 2024, gjë që u lejoi atyre të mbledhin prova serioze kundër individëve të shumtë që besohet se janë të përfshirë, në kapacitete të ndryshme, në një rrjet kompleks të trafikut të drogës, të drejtuar kryesisht nga shqiptarët.

Operacioni i koduar “MareMagnum”, merr emrin nga madhësia e zonës gjeografike të përfshirë, jo vetëm në qytetin e Peskarës dhe komunën aty pranë të Montesilvanos, por edhe provinca të tjera të territorit kombëtar, me degëzime që shtrihen deri në Shqipëri.

“Hetimi mbështetet në shërbime të synuara vëzhgimi mbi përdorimin e drogës, me vëmendje të veçantë ndaj të ashtuquajturës “elitë Pescara”. Këto hetime kanë zbuluar gradualisht një rrjet kriminal të strukturuar dhe me rrënjë të thella, të gjurmueshëm deri te individë me kombësi italiane dhe shqiptare, të cilët, ndonëse nuk veprojnë domosdoshmërisht në një mënyrë të koordinuar, janë megjithatë pjesë e një rrjeti marrëdhëniesh të dobishme për trafikimin e paligjshëm”, thanë autoriutetet pas operacionit.

Hetuesit zbërthyen skemën e trafikut dhe rolet, të gjithë zinxhirin e trafikimit të drogës, duke filluar nga nivelet më të ulëta deri në majë të organizatës.

Personazhe të dyshimta aktive në sektorë të ndryshëm të jetës ekonomike të qytetit, sipërmarrës të llojeve të ndryshme, profesionistë (avokatë, mjekë), pronarë restorantesh, tani të mbajtur nën kontroll nga një grup i madh trafikantësh droge, gjithnjë e më të organizuar.

Organizata kriminale, përfshinte një grup të larmishëm individësh : nga kriminelë shumë të rrezikshëm deri te tregtarë ambulantë, si dhe një bazë të madhe dhe të vendosur konsumatorësh.

Falë një fluksi të qëndrueshëm të shitjeve ditore, rrjeti gjeneronte të ardhura prej mbi 150,000 eurosh në muaj për kriminelët që vepronin në grup, informon media italiane.

Kriminelët nuk hezituan të përdornin masa të dhunshme për të zbatuar pagesat për dërgesat e drogës, ose për të ushtruar autoritetin e tyre brenda rrjetit të trafikimit të drogës.

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Incident i rëndë në Borsh, guri bie mbi skrep, drejtuesi transportohet me helikopter drejt Tiranës

Incident i rëndë në Borsh, guri bie mbi skrep, drejtuesi transportohet me helikopter drejt Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë
Breaking Views

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26

Me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together...

Lexo më shumë
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com