GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokainë në kuti ilaçesh, ja si e trafikonin “të bardhën” bukuroshja greke dhe i dashuri shqiptar

14:52 - 21/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kokainë në kuti ilaçesh, ja si e trafikonin “të bardhën” bukuroshja greke dhe i dashuri shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“15.000 euro që ju gjetën partneres time erdhën nga puna në një lavazh.”

Kjo ishte deklarata e shqiptarit për Forcat e Narkotikëve të Rojës Bregdetare në Mykonos.

Protothema.gr ka hedhur dritë mbi dosjen e 28-vjeçarit shqiptar dhe të dashurën e tij greke, 27 vjeç, të cilët u arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.

Ditën e djeshme ata janë lënë të lirë me kusht.

Ata janë ndaluar të dalin nga zona dhe kanë detyrim paraqitjeje në çdo datë 1 dhe 15 të çdo muaji.

27-vjeçarja greke shfaqej në rrjetet sociale si menaxhere e shërbimeve”Hospitality Management” në Mykonos dhe Dubai dhe jetonte me 28-vjeçarin shqiptar në zonën e Argyraina, ku kishin marrë një shtëpi me qira.

Operacioni për arrestimin e tyre

Oficerët e Prokurorisë së Narkotikëve duke shfrytëzuar informacionin që kishin në dispozicion, fillimisht kanë lokalizuar 28-vjeçarin shqiptar në zonën e “Tagou”, ngjitur me portin e vjetër të Mykonos në mesditën e së premtes së kaluar, 15 korrik.

28-vjeçari është konstatuar duke i shitur 2 pako me kokainë, me peshë bruto 0.5 dhe 0.6 gram një turisti nga Izraeli dhe duke marrë prej tij shumën prej 200 euro. 28-vjeçari kishte gjithashtu 565 euro në makinën e tij që e kishte marrë me qira.

Dy orë më vonë, në orën 16:20, policia e ka gjetur partneren e 28-vjeçarit pikërisht jashtë banesës ku jetonin së bashku.

Sipas dokumenteve, ajo kishte 2 pako me 3.4 gram të kanabis të papërpunuar, një pako plastike Depon në të cilën kishte 5.2 gram kokainë. Gjithashtu në dy pako të ndara ju gjetën 0,7 gram kokainë dhe 0,7 gram kokainë në një pako të tretë.

Një kuti e dytë plastike Depon u gjet me 5,4 gramë kokainë, si dhe tre pako me nga 0,7 gramë MDMA secila. Oficerët e Rojes Bregdetare që morën pjesë në operacion janë habitur kur në posedim të 27-vjeçares kanë gjetur 21740 euro.

Shuma e mësipërme e parave iu gjet në çantën e saj dhe ajo i tha policisë se vijnë nga puna e saj si menaxhere. Theksohet se 27-vjeçarja në momentin që është pikasur nga personat e Prokurorisë, sapo kishte hyrë në makinën e saj me qëllim që të dilte nga shtëpia e tyre.

Më pas, rojet bregdetare kanë ushtruar kontroll në banesën e çiftit. Aty gjetën një qese plastike, brenda së cilës kishte deri në 1000 pako najloni transparente hermetike të përdorura, sipas shkresave të lëndës, për paketimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu u gjet një peshore Bella Cucina me kapacitet nga 2 gram deri në 5 kilogramë, një kuti kartoni me shumat e mëposhtme: 1040 euro, 570 dollarë amerikanë, 420 paund britanik, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australiane, 20 franga zvicerane.

28-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se ishte diler ka deklaruar se e gjithë lënda narkotike është e tij, si dhe paratë e gjetura brenda shtëpisë, të cilat vijnë nga puna e tij në një lavazh në Mykonos. Po ashtu, ai tha se një pjesë e parave që ju gjetën dhe konfiskuar partneres së tij, gjegjësisht shuma prej 15 mijë euro, janë të tij, por pa dhënë shpjegime të mëtejshme për origjinën e tyre.

Punonjësi shqiptar i një lavazhi kishte në posedim një iPhone 13 pro Max me vlerë 1300 euro si dhe një telefon tjetër smart Samsung. 27-vjeçarja  kishte në posedim një iPhone 12. Pajisjet e mësipërme u sekuestruan dhe do të këqyren nga departamenti përkatës i Departamentit të Hetimit Penal.

Avokati i 28-vjeçarit shqiptar Panagiotis Papadopoulos deklaroi për protothema.gr se “klienti im nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe kjo duket qartë nga provat e dosjes. Gjithashtu, ai asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në drejtësi dhe nuk është konsideruar si i dyshuar për arratisje apo i dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme për këtë dhe është liruar me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit. Ne kemi besim të pakufizuar në sistemin e drejtësisë greke dhe në gjykimin e zyrtarëve gjyqësorë, i cili mbetet i paprekur nga botimet dhe gjykatat popullore”.

Etiketa: Greqitrafik droge

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Policia angleze kërkon ndihmë për kapjen e 39 vjeçarit shqiptar: Mos iu afroni nëse e shihni (EMRI)

Policia angleze kërkon ndihmë për kapjen e 39 vjeçarit shqiptar: Mos iu afroni nëse e shihni (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta
Breaking Views

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25

Kongresi amerikan ka propozuar një projektligj të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, mbi Shqipërinë dhe vendet e tjera...

Lexo më shumë
SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

20:02 - 26/12/25
Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com