GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokainë nga Ekuadori në Durrës, Apeli merr vendim për Malindin

09:48 - 25/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kokainë nga Ekuadori në Durrës, Apeli merr vendim për Malindin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO ka marrë vendim për dosjen e 137 kilogramë kokainë, që janë gjetur në Portin e Durrësit dhe që vinin nga Ekuadori. Është lënë në fuqi vendimi edhe për Gentian Malindin, i akuzuari kryesor për trafikimin e lëndëve narkotike.

Episodi i trafikimit të 137 kilogramëve kokainë në vitin 2019, do t’i kushtojë 8 vite e tetë muaj burg Gentian Malindit, aq sa ishte marrë vendimi edhe herën e parë nga gjykata. Malindi u dënua në total me 13 vjet heqje lirie, por përfitoi uljen e një të tretës nga gjykimi i shkurtuar.

Procesi ndaj tij filloi në mungesë, por pas arrestimit i dyshuari dhe avokati i tij kërkuan gjykim të shkurtuar për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.

Gentian Malindi u arrestua më 27 tetor 2022 në zonën e Vorës pasi ishte shpallur në kërkim pas kapjes së ngarkesës me 137 kilogramë kokainë në portin e Durrësit.

Para mbërritjes së ngarkesës në Shqipëri, kontejneri ishte hapur në portin e Pireut në Greqi, ku agjentët e huaj kishin ndërruar kokainën me oriz, duke lënë vetëm një pako me lëndë narkotike për efekt të hetimeve.

Në pakot e kokainës u vendos edhe një pajisje gjurmuese, GPS, ndërkohë pas mbërritjes së ngarkesës në port, personat që shkuan për ta marrë përveç Gentian Malindit ishin edhe Altin Myslihaka që u arrestua dhe dënua me 10 vite burg dhe Ardian Bega i dënuar me 8 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar, i cili punonte si oficer i Sigurisë në portin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi më 19 shtator 2019, kur kontejnerët ku ishte fshehur kokaina kishin mbërritur prej dy ditësh nga Ekuadori në Durrës pasi kishin kaluar tranzit nga porti i Pireut në Greqi.

Gentian Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega u paraqiten në port dhe hapën një nga kontejnerët dhe morën disa prej pakove të ngarkesës.

Etiketa: GJKKOKryesore1Malindi

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Transportonte pakistanezë, arrestohet 21-vjeçari në Hanin e Hotit

Transportonte pakistanezë, arrestohet 21-vjeçari në Hanin e Hotit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u...

Lexo më shumë
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com