GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër persona janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Të dënuarit janë shtetasit E.V., K.I., K.D. dhe R.I., të cilët, sipas hetimeve, ushtronin një aktivitet të organizuar për shpërndarjen e kokainës në lokalin e natës “Star Club”, në qytetin e Dimalit.

Nga dosja hetimore rezulton se pronari i lokalit, E.V., dyshohet se kishte rol drejtues në aktivitetin kriminal, duke siguruar dhe shpërndarë doza kokaine për klientët e lokalit.

Njoftimi: 

Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në lokal nate me pseudonimin ‘amaro’, me kërkesë të Prokurorisë Berat dënohen pronari, truproja, menaxheri dhe kamarieri. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat u shpallën fajtor dhe dënuan katër shtetasit, E.V., K.I., K.D. dhe R.I. për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit dhe gjykimit të procedimin penal nr. 319 të vitit 2023, u vlerësua se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar.

Hetimet nisën nga informacionet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, se shtetasi E.V. është i implikuar në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, në qytetin e Dimalit. Nga të dhënat e marra rezultoi se ky shtetas kryen aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, me intensitet të lartë, në qytetin e Dimalit dhe më gjerë, të cilën e disponon në sasi të ndryshme. Ky shtetas ka në pronësi edhe një lokal nate të quajtur “Star Club”, ku u provua se klientët pasi konsumonin sasi të madhe alkoli, kërkonin dhe lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Lëndën narkotike e mban të fshehur në një nga blloqet e murit rrethues të lokalit dhe e ka të ndarë në doza të vogla 0.2 gr deri në 0.5 gr, të cilën e ka gati për shitje, ku një dozë shitej për shumën 2000-5000 lekë. Klientët pasi marrin dozën e kokainës e konsumonin në ambientet e tualetit të lokalit. Në këtë aktivitet ai ndihmohej edhe nga bodyguardi (truporoja) i lokalit K.D., menaxheri K. I. dhe kamarieri R.Z.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit E.V., K.I, R. Z., dhe K.D., kanë realizuar tregtimin e lëndës narkotike të llojit “kokainë”, në mënyrë të vazhdueshme, të përsëritur dhe për një kohë të gjatë përdoruesve të lëndëve narkotike të cilët vinin në lokalin “Bar Star” dhe blinin lëndën narkotike.

Rezultatet e përftuara nga blerjet e simuluara të cilat janë pasqyruar të detajuara te rrethanat e faktit provojnë se të pandehurit shisnin në vazhdimësi lëndë narkotike personave të ndryshëm që vinin si klientë në lokalin “Bar Star”, ku lëndën narkotike të llojit “kokainë” e mbanin të fshehur jashtë lokalit në pjesën e mbrapme të tij, ku e merrnin në një kuti të vendosur te muri rrethues i lokalit, ndërsa pjesën tjetër të lëndës narkotike e mbanin të fshehur në banesën e të pandehurit E. V. Të pandehurit lëndën narkotike e quanin “amaro” në mënyrë që mos kuptoheshin kur bisedonin lidhur me lekët që kishin përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Nga analiza e provave dhe rrethanave të faktit provohet plotësisht se i pandehuri E. V. e kryente veprimtarinë e paligjshme në bashkëpunim dhe konkretisht në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit. I pandehuri K.D., e ka kryer veprën penale në cilësinë e ekzekutorit. Ai ka ndjekur me përpikmëri detyrat e lëna nga bashkëpandehuri E. V. Edhe i pandehuri tjetër K.I., e ka kryer veprën penale në rolin e ekzekutorit, dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ndërsa i pandehuri R.Z. e ka kryer veprën penale në rolin e ndihmësit, pasi ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që vepra penale të realizohet plotësisht, duke marrë porositë nga klientët e lokalit për blerjen e lëndës narkotike dhe duke e përcjellë porosinë tek të bashkëpandehurit K.I. dhe K. D. të cilët kanë qenë në rolin e ekzekutorit pra shitësit të lëndës narkotike.

Sa më sipër, në përfundim të hetimit gjyqësor me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u vendos:

Deklarimi fajtor i të pandehurit E.V. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 12 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 8 vite burgim;
Deklarimi fajtor i të pandehurit K.I. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe dënimin e tij me 7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim;
Deklarimi fajtor i të pandehurit K.D. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe dënimin e tij me 7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim; dhe
Deklarimin fajtor të të pandehurit R.I për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, dhe dënimin e tij me 7 vite burgim.Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Etiketa: dimalKokainelokal

Lajme të lidhura

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!
Aktualitet

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

10:40 - 14/05/26
Deputeti i PD-së: SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës, jemi në pritje
Aktualitet

Deputeti i PD-së: SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës, jemi në pritje

10:29 - 14/05/26
“Mashtrues 24 karatësh!”, gazetari Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth dhe e ktheu në Gaza
Aktualitet

Forma perfekte e vjedhjes! Hoxha: AKSHI ishte ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat

09:48 - 14/05/26
Para
Deputeti i PD-së: SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës, jemi në pritje

Deputeti i PD-së: SHBA do t'i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës, jemi në pritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!
Aktualitet

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

10:40 - 14/05/26

OSBE/ODIHR ka publikuar Opinionin Urgjent të Ndërmjetëm për projektligjin e ri “Për financimin e partive politike” në Shqipëri, duke kërkuar...

Lexo më shumë
Deputeti i PD-së: SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës, jemi në pritje

Deputeti i PD-së: SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës, jemi në pritje

10:29 - 14/05/26
Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit

Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit

10:01 - 14/05/26
“Mashtrues 24 karatësh!”, gazetari Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth dhe e ktheu në Gaza

Forma perfekte e vjedhjes! Hoxha: AKSHI ishte ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat

09:48 - 14/05/26
Balluku në SPAK dhe shembja e rrugëve/ Lapaj: Rama ka humbur legjitimitetin për të qeverisur vendin

Paketa e Maleve dhe Investimet strategjike, reagon Lapaj: Po vidhen pronat! Të shfuqizojmë dy ligjet

09:39 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com