GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Evi Kokalari kallëzon në SPAK familjen Berisha: PD është marrë peng për interesa personale

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari që nuk u lejua të garonte përballë Sali Berishës për kreun e PD, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj familjes Berisha, duke deklaruar se ka depozituar kallëzim penal në SPAK për atë që e quan “marrje peng të Partisë Demokratike”.

Në një reagim publik, Kokalari deklaroi se kallëzimi penal është dorëzuar mëngjesin e së premtes dhe përfshin emra si Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Argita Malltezi, Albana Vokshi dhe persona të tjerë që ajo i konsideron pjesë të një strukture që kontrollon Partinë Demokratike.

Sipas Kokalarit, në kallëzim janë paraqitur argumente mbi mënyrën se si, sipas saj, Partia Demokratike u vu nën kontrollin e familjes Berisha pas Kuvendit të 30 Prillit 2022 dhe se si kjo forcë politike është përdorur për të mbrojtur interesa personale dhe për t’u përballur me hetimet e SPAK-ut.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se paralelisht me kallëzimin penal ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë ligjorë dhe politikë. Mes tyre, një padi civile me kërkesë për masë sigurimi, e cila sipas saj është pranuar nga gjykata dhe synon pezullimin e Kuvendit të 23 Majit të Partisë Demokratike.

Kokalari shtoi se ka informuar edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë për zhvillimet në opozitën shqiptare, duke përmendur një denoncim të detajuar pranë zyrës së Marco Rubio në Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe komunikime me përfaqësues të Partia Popullore Evropiane.

Në deklaratën e saj, Kokalari shprehet se synimi është “izolimi i këtij kanceri që ka pushtuar opozitën dhe politikën shqiptare”, duke theksuar se pret mbështetje nga drejtësia shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Sot në mëngjes kam bërë kallëzim penal në SPAK për marrjen peng të Partisë Demokratike nga familja Berisha dhe rrethi i tij, për arsye të qarta korrupsioni dhe për t’u përdorur si mburojë kundër vetë SPAK-ut.

Kallëzimi është kundër:

Sali Berishës

Shkëlzen Berishës

Argita Malltezit

Albana Vokshit

dhe disa të tjerë.

Kam shpjeguar në detaje se si u mor peng Partia Demokratike nga Kuvendi i 30 Prillit 2022 dhe si është përdorur për interesat personale të tyre.

Jam në dispozicion të plotë të SPAK-ut për këtë çështje, si dhe për çdo çështje tjetër ku prokurorët e shohin të arsyeshme që unë mund t’ju nevojitem.

Si e tillë, deri më sot kam marrë këto hapa:

1 – Kallëzim penal në SPAK

2 – Padi civile me kërkesë për masë sigurimi, tashmë e pranuar nga Gjykata (kërkohet pezullimi i Kuvendit të 23 Majit)

3 – Denoncim të detajuar pranë zyrës së Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë

4 – Email-update për zyrtarë të lartë të EPP-së

Për sa i përket Shqipërisë, me ndihmën e SPAK-ut dhe të Gjykatës, si dhe me mbështetjen nga jashtë të DASH-it dhe EPP-së, do ta izolojmë këtë kancer që ka pushtuar opozitën dhe, si pasojë, të gjithë politikën shqiptare.”, shkruan Kokalari.

Etiketa: berishaKokalariKryesore1Spak

Lajme të lidhura

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës
Breaking Views

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës
Aktualitet

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty
Breaking Views

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Para
Zjarri përfshin repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, dyshimet e para

Zjarri përfshin repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës
Breaking Views

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26

Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij. Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të...

Lexo më shumë
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

20:19 - 24/07/26
Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

20:07 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com