GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kolaps i frikshëm”, PL i kthehet Ramës: Rishikoni buxhetin për bujqësinë

11:44 - 05/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kolaps i frikshëm”, PL i kthehet Ramës: Rishikoni buxhetin për bujqësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zv.ministri i Bujqësisë Roni Telegrafi ka deklaruar se financimet për këtë sektor në Shqipëri ngelen të ulëta. Gjatë fjalës së tij në një deklaratë për shtyp, ish-zytari i lartë iu referua projekt-buxhetit të vitit 2023.

Telegrafi pohoi se buxheti për bujqësinë është 25 milionë euro. Ndërkohë që Maqedonia e Veriut shpenzon 150 mln. Sipas tij blegtoria është në kolaps. Ndërsa iu kundërpërgjigj Ramës, duke shtuar se realiteti nuk tjetërsohet me takime propagandistike.

DEKLARATA
Të nderuar qytetarë!
1- Jemi në këtë komunikim publik për të ngritur shqetësimin rreth projekt-buxhetit për bujqësinë për vitin 2023.
2- Ndërkohë që bujqësia përbën 28% të GDP dhe punëson 33% të popullatës, financimi nga buxheti i shtetit për këtë sektor fatkeqësisht vazhdon të mbetet në nivelin e një lëmoshe shpërfillëse. Me rreth 25 milionë euro, ndërkohë që Maqedonia e Veriut shpenzon 150 milionë dhe Kosova 90 milionë
3- Si pasojë e financimit të mangut, bujqësia shqiptare do të vazhdojë të jetë jo-konkurruese në tregjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

4- Kjo në mënyrë kategorike do të sjellë përkeqësimin e mëtejshem të deficitit tregtare, rrudhjen e investimeve, rënien e prodhimit vendor dhe shpopullimin e komuniteteve rurale.
5- Për këtë arsye ne kërkojmë rishikimin e buxhetit për bujqësinë. Veçanërisht financimin e masave administrative që mundësojnë hapjen e eksporteve të kafshëve të gjalla dhe produkteve të mishit.
6- Është e pafalshme që për blegtorin shqiptar tregjet e pasura të BE vazhdojnë të mbeten të mbyllura. Ndërkohë që blegtorët e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës prej vitesh eksportojnë lirshëm në vendet Europiane.

7- Mungesa e mundësisë së eksportit ka futur blegtorinë shqiptare drejt një kolapsi të frikshëm. Ku dita ditës prodhimi vendore po zëvendësohet fuqishëm me atë të importit.
8- Shifrat e rënies së numrit të gjedhit duhet të shërbejnë si një kambane alarmi për qeverinë. Rikujtojmë se në vitin 2017 numri i gjetheve ishte 475 mije. Ndërkohë që në vitin 2021 ky numër ka shkuar në 330 mijë.
9- Me këtë ritëm rënie Shqipëria në 10 vjet mbetet pa asnjë gjedh.
10- Realiteti në terren dhe në shifra është alarmant. Dhe ky realitet nuk mund të tjetërsohet dot as me takime të stisura propagandistike. As me shantazhe ndaj mediave të cilat e pasqyrojnë atë.
11- Që ky realitet të ndryshojë nevojitet që buxheti i lëmoshës dhe shpërfilljes të marrë fund për bujqësinë shqiptare.

 

Etiketa: ish-ministerPartia e LiriseRama

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Aksident në Elbasan/ Shoferi përplas motoçiklistin dhe largohet

Aksident në Elbasan/ Shoferi përplas motoçiklistin dhe largohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com