GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kolapsi mjedisor në Durrës/ Merret vendimi, qeveria mbështet financiarisht bashkitë: Të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e problemit!

12:42 - 15/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kolapsi mjedisor në Durrës/ Merret vendimi, qeveria mbështet financiarisht bashkitë: Të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e problemit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas publikimit në media të skandalit mjedisor me mbeturinat në Durrës dhe Kavajë, qeveria ka nxjerrë sot një vendim, ku njofton se do të mbështesë financiarisht bashkitë e qarkut Durrës për menaxhimin e mbetjeve.

Sipas vendimit të firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, bashkitë e qarkut të Durrësit duhet të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve dhe trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.

Vendimi nga qeveria:

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës;  të ligjit  nr. 10431,  datë  9.7.2011, “Për  mbrojtjen  e mjedisit”,   të  ndryshuar;  të  ligjit  nr.  10463,  datë 22.9.2011, “Për  menaxhimin  e  integruar  të mbetjeve”,  të ndryshuar; të neneve 10 e 22, pika 3, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”,të  ndryshuar;  të  shkronjës “b”, të  pikës  1,  të  nenit 28,    të    ligjit    nr.    68/2017, “Për    financat    e vetëqeverisjes vendore”,  dhe të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën  e  Shqipërisë”,  të   ndryshuar;   me propozimin  e  ministrit  të  Turizmit  dhe  Mjedisit dhe  të  ministrit  të  Financave  dhe  Ekonominë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Bashkitë e qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme   për   gjetjen   e   zgjidhjeve   për menaxhimin/trajtimin  e  mbetjeve  urbane  në  këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve. Pas studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira  financiare  për  trajtimin  e  mbetjeve urbane,  në  përputhje  me  standardet  e  menaxhimit të  integruar  të  mbetjeve,  nëse  efektet  financiare  të zgjidhjes  janë  të  pamjaftueshme  për  t’u  përballuar nga   buxheti   i   bashkisë   përkatëse   të   qarkut të Durrësit,  bashkia  i  drejtohet  ministrisë  përgjegjëse për  financat,  me  qëllim  mbulimin e  diferencës  së efekteve financiare të kërkuara. Pas dërgimit të kërkesës financiare, ministritë propozuese të këtij  akti  i  propozojnë  Këshillit  të Ministrave  miratimin  e  mbështetjes  financiare  për bashkitë  e  përfshira  në   qarkun  e  Durrësit,  në përputhje   me   instrumentet   e   parashikuara   në legjislacionin në fuqi. Ngarkohen Ministria e   Financave   dhe Ekonomisë,   Ministria   e   Turizmit   dhe   Mjedisit, bashkitë  e  qarkut të  Durrësit,  këshilli  i  qarkut përkatës dhe Prefekti i Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR, Erion Braçe!

Por pse është Durrësi në këtë situatë?

Gijotina.com ka raportuar prej muajsh katastrofën mjedisore që vjen si pasojë e lënies së mëshirë të fatit të menaxhimit të mbetjeve urbane. Kazanët në disa vendgrumbullime janë mbushur dhe janë rreth 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina që nuk kanë se ku të zbrazen. Nga frika e sëmundjeve infektive, banorët në disa zona të Durrësit kanë nisur djegien e tyre. Një mosdakordësi mes Bashkisë dhe Qeverisë ka sjellë këtë situatë. Këshilli kërkoi nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”, dhe kërkoi subvencion nga qeveria për përpunimin e tyre. Por skadimi i kontratës me inceneratorin e Sharrës ka sjellë këtë situatë.

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Para
Kosovë/ Rreth 160 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën anti-Covid

Covidi në Kosovë, 4 raste të reja dhe asnjë viktimë

TË FUNDIT

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26

Policia e Lezhë ka reaguar në një njoftim zyrtar pasi makinës së agjentet të krimeve iu vu tritol. Uniformat blu...

Lexo më shumë
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com