GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Komandanti i KFOR-it: Në veri shmangëm një masakër, ka vetëm një zgjidhje

12:42 - 21/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Komandanti i KFOR-it: Në veri shmangëm një masakër, ka vetëm një zgjidhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka thënë se falë profesionalizmit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, në veri u shmang një masakër.

“Ne arritëm t’i shpëtojnë 15 policë të bllokuar në turmë”, tha Ristuccia në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve, AGI, përcjell Gazeta Express.

“Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua (më 29 maj) ishte fakti që ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj ta shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën ta menaxhonin forcën që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin, përndryshe do të duhej të merreshim me një problem tjetër krejtësisht të ndryshëm”, tha Ristuccia.

Ndërkohë që KFOR-i pritet të përforcohet dhe ta rrisë praninë në Kosovë, komandanti Ristuccia tha se janë gati të përballen me çdo lloj rrethane.

“Ne synojmë të përballemi me çdo lloj rrethane dhe për këtë kemi marrë forca shtesë. Ne nuk reagojmë, ne veprojmë, jemi të organizuar, të trajnuar dhe të pajisur për t’i përballuar të gjitha sfidat që lidhen me kryerjen e detyrës. Për këtë, falë përgatitjes së ushtarëve tanë, ne kemi mundur që më 29 maj të parandalojmë që situata të përshkallëzohet më tej dhe të vajtojmë për të vdekurit në terren”, ka përsëritur ai.

“Unë theksoj se shumica e njerëzve demonstruan në mënyrë paqësore. Ky akt frikacak i dhunës kundër ushtrisë sonë u krye nga një numër i vogël ngatërrestarësh të dhunshëm që përdorën çdo mjet për të bërë dëm, përdorën mjete ofendimi deri në kufirin vdekjeprurës.

Aktualisht situata është shumë komplekse, e tensionuar dhe e paqëndrueshme. Këto ditë në dukje është e qetë, por mbetet shumë e paqëndrueshme. Hera e fundit që kanë ndodhur incidente të tilla ishte në vitin 2004. Prandaj, në të kaluarën janë arritur shumë rezultate pozitive, dhe fakti se numri i trupave të KFOR-it ka rënë në mënyrë drastike nga viti 1999 deri në vitin 2023 tregon qartë se janë arritur shumë rezultate. Megjithatë, për fat të keq, dinamika aktuale na bën shumë, shumë të shqetësuar për këto rezultate. Ne kemi nevojë që të dyja palët të qetësojnë menjëherë tensionet, për të gjetur zgjidhje vetëm me politikë dhe diplomaci”, saktësoi Ristuccia.

Vendimi për rritjen e trupave të NATO-s në Kosovë, Ristuccia tha se u mbështet në “një vlerësim ushtarak”, përveçse politik.

Në fakt e vetmja rrugë mbetet ajo politike, tha Ristuccia.

“E vetmja mënyrë për të de-përshkallëzuar varet nga vullneti politik i të dyja palëve. Nga pikëpamja ushtarake, puna jonë është të krijojmë hapësirë ​​për negociatorët nga të dyja palët dhe për të gjithë të përfshirët në procesin e paqes, që ata të kthehen në dialog… Të promovojë zgjidhje paqësore. Pra zgjidhje tjetër në këtë moment nuk ka. Sepse e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës është vendimi politik, i cili bazohet në vullnetin e të dyja palëve për normalizimin e situatës, por para së gjithash për zbutjen e tensioneve”, nënvizoi ai.

“Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga feja, etnia, prejardhja, kultura e tyre kanë nevojë që situata të mos përkeqësohet më tej. Unë mendoj se 99.9% e njerëzve këtu në Kosovë duan të jetojnë në paqe. Dhe mendoj se është gjithashtu në interes të të dyja palëve për të zgjidhur situatën. Kjo është arsyeja pse unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që ta shmangin çdo retorikë të panevojshme dhe t’i adresojnë këto sfida në tryezën e negociatave, e cila është e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën. Kjo nuk i sjell dobi askujt”, shtoi ai.

Kur ka tension, ai tha se “të interesuarit për të krijuar kaos shfrytëzojnë çdo lloj situatë”. Por, shtoi se “ne jemi këtu për ta shmangur këtë dhe të gjithë janë plotësisht të përkushtuar që situata të mos përshkallëzohet”.

“Problemet me të cilat përballemi këtu lidhen më shumë me dinamikën e brendshme sesa me dinamikën e jashtme. I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se gjithçka që po ndodh këtu lidhet me llojin e marrëdhënieve midis dy palëve që duhet të normalizohen. Askush nuk mund t’i zgjedhë fqinjët, por duhet ta gjejë zgjidhjen më të mirë për të jetuar në paqe me fqinjët, është një çështje politike, një problem politik”, nënvizoi sërish komandanti i KFOR-it.

Në fund, ai tha se Evropa s’ka nevojë për kriza të reja, sidomos tani.

Etiketa: KFORmasaker

Lajme të lidhura

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Vendimi i KQZ: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme
Breaking Views

Vendimi i KQZ: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme

21:08 - 02/12/25
Para
Champions League/ Shorti s’tregohet bujar me Partizanin, të kuqtë njohin rivalin e dytë

Champions League/ Shorti s’tregohet bujar me Partizanin, të kuqtë njohin rivalin e dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com