GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Komandanti ukrainas: Rusia gati të na marrë një tjetër qytet! Na duhen ndihma

në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot dy vite nga pushtimi rus në Ukrainë, paralajmërimet e Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia pritet të marrë një tjetër qytet në Ukrainën lindore, atë të Chasiv Yar. Këtë fakt e ka parashikuar komandanti i lartë i ushtrisë së Ukrainës Oleksandër Sirskai. Sipas tij, pushtimi do të ndodhw në datën 9 maj duke vendosur terrenin për një betejë të rëndësishme për kontrollin në lindje, ku Rusia po fokuson sulmet e saj.

Rënia e qytetit në perëndim të Bakhmutit të shkatërruar në datën kur Moska shënon fitoren sovjetike në Luftën e Dytë Botërore do të tregonte rritje të vrullit rus në fushën e betejës ndërsa Kievi përballet me një ngadalësim të ndihmës ushtarake perëndimore.

“Kërcënimi mbetet i rëndësishëm, duke marrë parasysh faktin se udhëheqja më e lartë ushtarake ruse ka vendosur trupave të saj detyrën për të kapur Chasiv Yar deri më 9 maj”, u shpreh Oleksandr Syrskyi, Gjeneral i ushtrisë ukrainase.

Frikën për avancim të mëtejshëm të forcave ruse në lindje e ka theksuar edhe Presidenti Volodymyr Zelenskyy. Lideri i Ukrainës paralajmëroi përkeqësimin e situatës në frontin lindor të Donetskut. Ai i bëri thirrje përsëri Kongresit Amerikan të miratojë një paketë jetike ndihme që është bllokuar nga ndasitë politike në Senat.

Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ruse goditi rajonin juglindor të Zaporizhzhia 400 herë me raketa duke shkaktuar panik te ushtria ukrainase. Sakaq fregata e marinës ruse e pajisur me raketa hipersonike ka hyrë në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit si pjesë e një stërvitje të planifikuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes e njoftoi këtë në një reagim, duke theksuar se anija e Flotës së Paqësorit “vazhdon të kryejë detyrat e saj të caktuara si pjesë e një udhëtimi të gjatë detar”.

Etiketa: Lufta në UkrainëRusiaukraina

Lajme të lidhura

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Aktualitet

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

08:47 - 20/05/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Bota

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë

07:56 - 30/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
Para
EMRI/ Drogë në banesë dhe makinë, arrestohet i riu në Shkodër

EMRI/ Drogë në banesë dhe makinë, arrestohet i riu në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com