GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve

09:09 - 25/03/26
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombëtarja udhëton drejt Varshavës, njihuni me axhendën e sotme të kuqezinjve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skuadra jonë Kombëtare ka zhvilluar pasditen e djeshme seancën e fundit stërvitore në Tiranë në prag të ndeshjes me Poloninë.

Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe për herë të parë, trajneri Silvinjo kishte mundësi që të stërviste grupin e plotë të lojtarëve. Gripshi, Ramadani dhe Uzuni janë bashkuar me grupin, pasi në ditën e parë të stërvitjes, 3 lojtarët kishin munguar, ku Uzuni e Gripshi nuk arritën në kohë për shkak të distancës dhe fluturimit ndërsa nga ana tjetër, Ramadani ishte bërë baba pikërisht në ditën e parë të gumrubllimit dhe stafi tekik kishte menduar që t’i jepte leje për tu bashkuar me skuadrën në orët e vona të mbrëmjes.

Largimet nga stërvitja– Për shkak të mungesave dhe formës fizike në ditën e parë të stërvitjes, trajneri Silvinjo kishte menduar të merrte në skuadër disa lojtarë nga kampionati shqiptar, kryesisht nga Superiorja dhe Ledio Tresën nga Kategoria e Parë.

Të gjithë lojtarët e grumbulluar në stërvitjen e parë, ishin larguar ditën e djeshme dhe në fushë, ishin vetëm 26 futbollistët e grumbulluar në listën zyrtare, të cilët do të udhëtojnë të gjithë në drejtim të Polonisë ku edhe do të mbyllen përgatitjet e fundit për takimin e nesërm në Varshavë.

Gjendja fizike e lojtarëve, fatmirësisht duket e mirë dhe në dy ditët e para, nuk është raportuar për lojtarë të dëmtuar apo me probleme e lodhje. Ky është natyrisht një lajm i mirë për tifozët kuqezi ashtu si edhe për stafin teknik që do të ketë mundsi që të punojë me grupin e plotë të futbollistëve në stërvitjen e fundit në Poloni, apo edhe në vazhdimin e përgatitjeve nëse skuadra jonë arrin të fitojë.

Axhenda- Ditën e sotme, skuadra do të fluturojë në drejtim të Varshavës, aty ku edhe do të zhvllojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me polakët.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në stadiumin ku do të luhet ndeshja dhe do të njihen me fushën dhe arenën, edhe pse për ta nuk është hera e parë që luajnë duke qenë se shumë prej tyre, kanë luajtur dy ndeshje, të cilat janë humbur me rezultatin 4-1 dhe 1-0.

Ditën e sotme, do të jetë edhe konferenca për shtyp e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit të skuadrës, Berat Gjimshiti të cilët do të flasin për sfidën e nesërme ndaj Polonisë, më e rëndësishmja që Shqipëria ka luajtur deri më tani në historinë e saj.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare do të përballet në Varshavë me Poloninë, më 26 mars. Sfida e vlefshme për “play-off” e Botërorit 2026, do të nisë prej orës 20:45.

Etiketa: kombetarePoloni

Lajme të lidhura

‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë
Sport

‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

09:33 - 25/03/26
Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme
Breaking Views

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

22:08 - 24/03/26
Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Sylvinho provon penalltitë para sfidës në Varshavë
Breaking Views

Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Sylvinho provon penalltitë para sfidës në Varshavë

19:45 - 24/03/26
Para
Abuzonin prej muajsh seksualisht me një 16-vjeçare, prangosen dy persona në Maliq

Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lotaria, Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Do skualifikoheni
Aktualitet

Rinis Lotaria Amerikane! Nga pagesa tek identifikimi, ja kriteret që duhet të plotësohen

10:44 - 25/03/26

Pas një viti pezullim, qytetarët shqiptarë pritet të kenë sërish mundësi të aplikojnë për programin e lotarisë amerikane, i njohur...

Lexo më shumë
E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karçanaj paraqitet në SPAK

E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karçanaj paraqitet në SPAK

10:15 - 25/03/26
Erion Braçe paraqitet në GJKKO, gazetarët e ngacmojnë se ku do shkojë: Për në SPAK nuk ka shanse

Erion Braçe paraqitet në GJKKO, gazetarët e ngacmojnë se ku do shkojë: Për në SPAK nuk ka shanse

09:46 - 25/03/26
‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

09:33 - 25/03/26
Abuzonin prej muajsh seksualisht me një 16-vjeçare, prangosen dy persona në Maliq

Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë

09:23 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com