Këtë të diel Rizespori i tij luajti në shtëpi kundër Antalyasporit, me Laçin që gjeti golin e avantazhit në minutën e 16-të. 30-vjeçari nga Peshkopia u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit për t’i dhënë epërsinë të tijve,
Forma e tij e mirë vjen në prag të grumbullimit të kombëtares së Shqipërisë për sfidën play-off të Kupës së Botës kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë, teksa Laçi e ka ‘në xhep’ një ftesë nga Sylvinho, madje ai mund të jetë në fushë edhe si titullar në këtë duel. Me Kombëtaren, Qazim Laçi është aktivizuar në 44 ndeshje nga ku ka shënuar katër gola.
Ndiqeni videon ne linkun me poshte:
https://x.com/gollertv1_/status/2030595287421526396?s=20










Discussion about this post