GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kombëtarja ‘i afrohet’ Gjermanisë, ndaj Polonisë test vendimtar

në OP-ED, Opinion, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombëtarja ‘i afrohet’ Gjermanisë, ndaj Polonisë test vendimtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Aga

Një gol kryevepër i Nedim Bajramit, një barazim i artë dhe llogari të konsoliduara. Kombëtarja shqiptare ia doli edhe në sfidën e katërt kualifikuese për Europianin e ardhshëm të paraqesë një profil të pëlqyeshëm për opinionin tonë sportiv dhe imponues për atë ndërkombëtar. Ndonëse në Pragë dhe kundër një kundërshtari historikisht të fortë, kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani Silvinho, luajtën një 90-minutësh tejet pozitiv, duke konfirmuar katërcipërisht pretendimet maksimale për të rrëmbyer një biletë për EURO 2024.

Loja dhe mbi të gjitha rezultati marrin vlerësimin më maksimal, pasi vjen si një vazhdimësi e lojërave të mira të luajtura nga sfida hapëse me Poloninë dhe fitoreve bindëse me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Skuadra ka krijuar një identitet të sajën, teksa dallojnë individualitetet e harmonizuara, konkurrenca e shëndetshme dhe alternativat cilësore. Statistikat janë një konfirmim i potencialit teknik të kësaj skuadre, konfirmuar nga përqindja e zotërimit të topit edhe në një ndeshje si kjo e fundit ndaj Çekisë, një skuadër e aftë të mbrojë me fanatizëm, por edhe e rrjedhshme në veprimet sulmuese.

Dy rastet e pjesës së parë për Cikalleshin, falë veprimeve të një niveli të lartë teknik nga Asani dhe Asllani, inkursionet dehëse të Bajramit, apo ajo situatë 3 kundër 1 në çastet e fundit të sfidës, mund të na jepnin një fitore të madhe, por në totalin e 90 minutave, pika e marrë ishte plotësisht e merituar dhe një garanci për të ardhmen tonë në këto eliminatore.

Shtatë pikët, në 4 ndeshjet e zhvilluara në gjysmën e rrugëtimit të këtyre kualifikueseve, me të veçantën se tre prej ndeshjeve i kemi luajtur jashtë, janë një garanci se suksesi i EURO 2016 është shumë pranë për t’u përsëritur. Në katër ndeshjet e mbetura, kuqezinjtë tanë do të ndjejnë mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozerisë, duke filluar nga sfida me favoritët e grupit Poloninë.

Asgjë nuk do të jetë e thjeshtë, por dallohet qartazi besimi që ka fituar skuadra dhe entuziazmi i tifozëve kuqezi, për të synuar biletën e artë për të luajtur sërish në një kompeticion madhor. Në këtë pikë, fati është totalisht në duart dhe këmbët tona dhe kjo kombëtare ka konfirmuar dhe ka bindur edhe më skeptikët, se ka cilësinë dhe autoritetin e duhur për të tentuar një kualifikim, që në letër ndaj Polonisë dhe Çekisë dukej teorikisht i pamundur.

Prova e parë për ambiciet tona maksimale dhe ëndrrën për të luajtur në kampionatin europian në Gjermani do të jenë 90-të minutat ndaj Lewandowskit me shokë në kështjellën tonë kuqezi “Air Albania”, ku një fitore e mundshme do të siguronte praktikisht çështjen e kualifikimit të shumëdëshiruar./Marrë nga supersport.al

Etiketa: OpinionYlli Aga

Lajme të lidhura

Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri
Sport

Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

12:15 - 02/10/26
Shqipëria e vajzave për herë të parë në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për ndeshjet me Uellsin
Sport

Shqipëria e vajzave për herë të parë në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për ndeshjet me Uellsin

10:12 - 02/10/26
Nuk ka ndodhur kurrë më parë, disa ditë para lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi gradohet “doktor”!
Sport

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, disa ditë para lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi gradohet “doktor”!

07:53 - 02/10/26
Para
Një njeri i vetëm s’duhet të ketë kurrë kaq shumë pushtet

Një njeri i vetëm s’duhet të ketë kurrë kaq shumë pushtet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali/ KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë
Aktualitet

Skandali/ KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

13:32 - 02/10/26

Në 30 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit të Ujit miratoi lejen e ndërtimit për një resort turistik në zonën e...

Lexo më shumë
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

13:21 - 02/10/26
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

13:14 - 02/10/26
Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

13:01 - 02/10/26
“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

12:56 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com