GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtarja i dha krenari Shqipërisë, shteti mori 1.5 milionë euro! Po futbolli çfarë përfitoi?

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Kombëtarja i dha krenari Shqipërisë, shteti mori 1.5 milionë euro! Po futbolli çfarë përfitoi?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miliona për projekte të tjera, zero mbështetje të drejtpërdrejtë për klubet dhe një Ligj Sponsorizimi i bllokuar prej vitesh. Ministri i Financave mban peng reformën, ndërsa kryeministri duhet ta kthejë sportin në prioritet.

Futbolli në Shqipëri ka një paradoks që nuk mund të fshihet më pas justifikimeve burokratike: është sporti që mbush stadiumet, bashkon shqiptarët dhe u dha krenari me Kombëtaren, por kur vjen puna te financimi, trajtohet si një barrë që shteti nuk dëshiron ta marrë përsipër.

Lojtarët e Kombëtares i dhanë vendit emocione dhe krenari. Por, nga shpërblimet e tyre për Europianin, shteti përfitoi rreth 1.5 milionë euro në tatime. Ndërkohë, klubet vazhdojnë të kërkojnë mbështetje, infrastruktura mbetet problem dhe Ligji i Sponsorizimit është ende një premtim i pa mbajtur.

Zoti ministër i Financave, përflitet se keni ngritur pyetjen se përse futbolli kërkon para nga buxheti i shtetit. Por pse nuk bëhet e njëjta pyetje për çdo shpenzim tjetër publik? Pse paratë për fusha, akademi dhe edukimin sportiv të fëmijëve konsiderohen problem, ndërsa projekte të tjera me vlera të mëdha përfundojnë nën hetimin e SPAK-ut, mes dyshimeve për abuzim apo keqpërdorim të fondeve?

Nuk bëhet fjalë që çdo shpenzim publik të jetë i pajustifikuar, as që futbolli të marrë para pa llogari. Bëhet fjalë për standardin dhe për prioritetet. Pse kërkohet kaq shumë llogari kur investimi lidhet me sportin, ndërsa për miliona të tjerë publiku mbetet shpesh pa përgjigje të qarta?

Dhe, mbi të gjitha, po fëmijët tanë, zoti ministër, kush i mendon? Ata që kanë nevojë për një fushë ku të stërviten, një akademi ku të mësojnë dhe një klub që t’u japë mundësi të zhvillohen. Fëmijët e familjeve të zakonshme, që nuk kanë mundësi t’i dërgojnë jashtë vendit për arsimim dhe një të ardhme më të sigurt. Sepse për shumë prej atyre që drejtojnë vendin, zgjidhja për fëmijët e tyre mund të jetë jashtë Shqipërisë. Por çfarë zgjidhjeje u ofrohet fëmijëve të këtij vendi?

Futbolli nuk po kërkon lëmoshë. Kërkon një sistem që funksionon: një Ligj Sponsorizimi që nxit biznesin të investojë, procedura të qarta dhe infrastrukturë ku të rinjtë të mund të luajnë. Në vitin 2019 u premtua ndryshimi i ligjit brenda 100 ditësh. Kanë kaluar vite dhe, edhe pse një projekt i ri është hedhur në diskutim, ai shoqërohet me koklavitje, vështirësi dhe pikëpyetje për zbatimin. Pengesa kryesore për miratimin mbetet Ministria e Financave, nga e cila pritet të japë zgjidhje dhe jo ta mbajë reformën të bllokuar mes procedurave e rezervave.

Ndërkohë, stadiumet e premtuara në Durrës, Vlorë e Korçë kanë mbetur në kuadrin e projekteve, ndërsa “Selman Stërmasi” vazhdon të jetë simbol i një infrastrukture që nuk i përgjigjet historisë së futbollit kryeqytetas. Sa vite të tjera duhet të kalojnë përpara se sporti të trajtohet si një investim dhe jo si një kërkesë e tepërt për buxhetin?

Ironia bëhet edhe më e madhe kur sheh raportin e kryeministrit me futbollin. Ka takuar José Mourinhon, ka ftuar Carlo Ancelottin në Kryeministri, ka vizituar Juventusin dhe ka pritur disa herë Jorge Mendesin. Edhe pse dikur ka luajtur basketboll, kryeministri shfaqet publikisht si tifoz i futbollit. Dhe kjo është krejt normale. Por, nëse dyert hapen për yjet e futbollit botëror, pse nuk hapen me të njëjtën vendosmëri për reformën që mund t’i japë frymëmarrje futbollit shqiptar?

Nëse Ministria e Financave e sheh Ligjin e Sponsorizimit si një çështje të ndërlikuar, pikërisht këtu duhet të ndërhyjë kryeministri. Jo për të anashkaluar rregullat dhe llogaridhënien, por për të kërkuar një zgjidhje konkrete, për të imponuar afate dhe për ta vendosur reformën në listën e prioriteteve. Sepse nuk mund të mjaftojë që një ministri të shprehë rezerva, ndërsa një sektor i tërë të presë pafundësisht. Në fund të fundit, qeveria duhet të ketë një drejtim të qartë dhe kryeministri përgjegjësinë për ta çuar përpara.

Pse nuk bëhet prioritet një ligj që do të sillte më shumë investime private? Pse nuk ndërtohen kushtet që klubet të mos mbijetojnë nga sezoni në sezon dhe fëmijët të mos varen vetëm nga sakrificat e familjeve të tyre?

Në fund, çështja nuk është nëse futbolli duhet të marrë para pa kushte. Çështja është nëse shteti ka një politikë serioze për sportin, apo kujtohet për të vetëm kur Kombëtarja fiton dhe flamuri shqiptar valëvitet në stadiumet e Europës.

Nuk mjafton të takosh Mourinhon, të presësh Ancelottin apo edhe t’i japësh një “dorë” vëllait, menaxher futbolli tashmë, duke ftuar e pritur një nga emrat më të mëdhenj të menaxhimit botëror si Jorge Mendes. Krenaria kombëtare nuk ndërtohet vetëm me rezultatet e Kombëtares. Ajo ndërtohet edhe me fushat ku rriten lojtarët e së ardhmes, me klubet që i formojnë dhe me një shtet që e kupton se sporti dhe futbolli nuk janë shpenzime të panevojshme, por investime te njerëzit.

Etiketa: 15 milione euroFutbollkombetareShqiperiaShteti

Lajme të lidhura

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor
Sport

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

20:33 - 02/11/26
Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin
Sport

Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

19:00 - 02/11/26
Rolando Maran “fërkon” duart: Ernest Muçi “flakë” në Turqi, protagonistë edhe Shpendi me Tucin
Sport

Rolando Maran “fërkon” duart: Ernest Muçi “flakë” në Turqi, protagonistë edhe Shpendi me Tucin

15:31 - 02/11/26
Para
U arrestua për ndërhyrjet në “Vjosë”/ Gjykata liron krahun e djathtë të Tërmet Peçit

U arrestua për ndërhyrjet në “Vjosë”/ Gjykata liron krahun e djathtë të Tërmet Peçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut
Breaking Views

“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut

20:47 - 02/11/26

Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në...

Lexo më shumë
UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

20:33 - 02/11/26
Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

20:16 - 02/11/26
KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

20:10 - 02/11/26
Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan pas pyetjeve për korrupsionin dhe projektet e Kushner (Video e emisionit të plotë)

Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan pas pyetjeve për korrupsionin dhe projektet e Kushner (Video e emisionit të plotë)

19:55 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com