GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kombëtarja pritet ftohtë në aeroport, Hysaj refuzon të flasë, ja çfarë nuk u pa në kamera

20:22 - 25/06/24
në Breaking Views, Euro 2024, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombëtarja pritet ftohtë në aeroport, Hysaj refuzon të flasë, ja çfarë nuk u pa në kamera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare është kthyer në Tiranë, por atmosfera që gjetën në aeroportin e “Rinasit” ishte shumë larg asaj që përjetuan për 10 ditë në Gjermani.

Përveç interesimit të lartë të gazetarëve, pak tifozë pritën futbollistët që ngritën peshë zemrat e miliona shqiptarëve.

Silvinjo, foli në dy gjuhë, italisht dhe anglisht, por në asnjë moment nuk tha që do të rinovojë kontratën me Shqipërinë, e cila përfundon për pak ditë.

Ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë. Ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët dhe për federatën. Shumë njerëz na mbështeten dhe jam i befasuar nga tifozët sepse kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani. Ju keni një skuadër me të ardhme. A do të rinovoj kontratën? Unë jam pjesë e juaja”.

Ernest Muçi, nuk e fshehu zhgënjimin për ndeshjen me Spanjën dhe ishte i sinqertë kur u pyet për hapësirat e munguara në kombëtare.

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do të na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Beshiktas më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, sepse unë ndihem mirë aty”.

Ylber Ramadani ka ende peng ndeshjen me Kroacinë. Vlerësoi nivelin e kundërshtarëve dhe përvojën e tyre, por sipas mesfushorit kuqezinjtë kishin mundësi për më shumë.

“Jemi të frustruar sepse kemi dashur të kualifikohemi. Duhet të kishim bërë më shumë, me Kroacinë duhet të kishim marrë tre pikë dhe me Spanjën 1 pikë”.

Ndërkaq, Klaus Gjasula, njeriu i ekstremeve që shënoi autogol dhe gol brenda një ndeshjeje, kishte një mesazh për tifozët kuqezi.

“Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm. Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mirë, bota tani na sheh shumë ndryshe. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian”.

Gazetarët kanë nxituar të intervistojnë mbrojtësin Elseid Hysaj, por ky i fundit nuk ka preferuar diçka të tillë.

“Jo, se do ik, kam edhe unë pushime, nuk do rri këtu” – dëgjohet të thotë anësori. Kujtojmë se Hysaj është një nga më të kritikuarit, për paraqitjet e tij në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë.

gijotina.com/

Etiketa: Euro 2024kombetarjaKryesore1

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Para
“Tre Luanët” duan vendin e parë, ja si rreshtohen skuadrat në Angli-Slloveni

“Tre Luanët” duan vendin e parë, ja si rreshtohen skuadrat në Angli-Slloveni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com