GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtarja U-16 nis grumbullimin, trajneri Behari publikon listën

12:55 - 28/02/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombëtarja U-16 nis grumbullimin, trajneri Behari publikon listën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit është gati për organizimin e turneut të dytë europian për këtë vit. Bëhet fjalë për turneun e grupmoshës U-16 “UEFA Development” për djem që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 2-7 mars dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria U-16 së bashku me Kosovën U-16, San Marino U-16 dhe Belize U-16. Ekipi Kombëtar U-16 që drejtohet nga trajneri Ardi Behari do të nisë sot grumbullimin në Durrës dhe seancat stërvitore do të zhvillohen në kompleksin Tropikal.

Trajneri Ardi Behari ka grumbulluar 20 lojtarë për turneun “UEFA Development” U-16. 10-të prej tyre vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, teksa aktivizohen me Partizanin, Tomorin, Akademinë Pepa, Tiranën, Skënderbeun, Akademinë e Futbollit dhe Vllazninë.

Pjesa tjetër e futbollistëve luajnë jashtë me klube të ndryshme europiane si Ternana, Fortuna Düsseldorf, Olympiacos, Peterborough, Juventus, Genoa, Udinese, Tottenham, Koln dhe Fermana.

Sa i përket kalendarit, ndeshjet e para të këtij turneu do të zhvillohen në datën 2mars. Takimi i parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë San Marino-Kosova, që do të luhet në orën 11:30. Më pas, Shqipëria do të përballet me Belizen në orën 14:30.

Ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development U-16” do të zhvillohen më datë 4 mars. Takimi i parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Belize-San Marino në orën 11:30, ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të përballen së bashku në orën 14:30.

Turneu “UEFA Development U-16” do të ulë siparin më datë 7 mars me ndeshjet e fundit. Sfida e parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Kosovë-Belize në orën 11:30, ndërsa Shqipëri-San Marino do të luhet në orën 14:30.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-16 për tre sfidat në turneun “UEFA Development” ndaj Belizes, Kosovës dhe San Marinos.

Etiketa: kombetareliste

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Me drogë gati për shitje, pranga të riut në Lezhë

Me drogë gati për shitje, pranga të riut në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com