GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtarja U-19 vijon përgatitjet për miqësoret me Kosovën

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombëtarja U-19 vijon përgatitjet për miqësoret me Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja U-19 ka nisur prej ditësh përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kosovës U-19 që do të luhen në Kukës, me kuqezinjtë që po stërviten që nga e shtuna në fushën e Shtëpisë së Futbollit.

Trajneri Ervin Bulku ka punuar me të 26 lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida, teksa grupi është në formë të mirë dhe të gjithë po përgatiten për të bërë një paraqitje sa më të mirë në këto miqësore.

12 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja, duke u aktivizuar me ekipe të njohura, ndërsa 16 futbollistët e tjerë luajnë në kampionatin shqiptar.

Dy nga lojtarët e ftuar për këto ndeshje, Maldini Kacurri dhe Oresti Kasmollari kanë folur për Fshf.org në lidhje me pritshmëritë që kanë për këto dy ndeshje dhe si po shkojnë përgatitjet për miqësoret.

Kacurri shprehet shumë i kënaqur për ftesën dhe premton se do të japë 100 % në këto ndeshje për të marrë rezultatet pozitive.

“Jam shumë i kënaqur që kam marrë ftesën nga Kombëtarja U-19 për dy miqësoret me Kosovën. Do të jap maksimumin në këto dy ndeshje. Kemi nisur ndërkohë përgatitjet dhe po punojmë shumë për këto sfida, do të jemi plotësisht gati për të dhënë 100% ndaj Kosovës. Ndonëse miqësore, janë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe sigurisht që synojmë t’i fitojmë dhe më pas do të vazhdojmë punën për t’u rritur si grup”, – thotë Maldini Kacurri, i cili është pjesë e ekipeve të moshave të Arsenalit dhe ka qenë pjesë e Kombëtares U-17.

Edhe Oresti Kasmollari është shumë optimist për forcën e këtij grupi dhe premton se skuadra do të marrë rezultatet pozitive e do të përgatitet shumë mirë për kualifikueset e Europianit, që do të zhvillohen në muajin tetor.

“Jam shumë i lumtur për këtë ftesën, nuk është hera e parë për mua që grumbullohem me ekipet Kombëtare të moshave. Kemi një grup shumë të mirë dhe cilësor, mendoj që do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë në këto miqësore. Atmosfera që kam gjetur këtu është shumë e mirë dhe stafi na ka pritur mirë, me trajnerin Ervin Bulku njihemi, pasi disa prej nesh kemi punuar me të te Kombëtarja U-17.

Kam shumë besim te ky grup lojtarësh dhe besoj se do të marrim rezultate pozitive. Do të përgatitemi për kualifikueset e Europianit që luhen në tetor dhe jam i bindur se do të krijojmë një grup shumë të fortë. Ashtu si edhe çdo futbollist që është këtu, edhe unë synoj që në të ardhmen të arrijë një ditë të luaj me Kombëtaren A”, – deklaroi Kasmollari për Fshf.org.

Etiketa: kombetarjaKosove

Lajme të lidhura

Portugalia publikon listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, a do të vazhdojë Ronaldo me Kombëtaren?
Sport

Portugalia publikon listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, a do të vazhdojë Ronaldo me Kombëtaren?

15:11 - 18/09/26
Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagrebit, transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe
Sport

Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagrebit, transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

11:52 - 18/09/26
Harry Kane nuk ndalet! Fiton për herë të dytë “Këpucën e Artë”, ja kur do ta marrë zyrtarisht trofeun
Sport

Kane “driblon” pyetjen për fituesin e Topit të Artë: Nuk është në dorën time, por 73 golat flasin vetë

09:36 - 18/09/26
Para
Bieta Sulo rrëfen detaje nga fëmijëria: Flinim 5 vetë në një dhomë e kuzhinë

Bieta Sulo rrëfen detaje nga fëmijëria: Flinim 5 vetë në një dhomë e kuzhinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri
Aktualitet

Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri

16:15 - 18/09/26

Brenda 19 ditësh, autoritetet shqiptare sekuestruan në Portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit tre ngarkesa me 233.7 kilogramë kanabis...

Lexo më shumë
Ilir Meta nga qelia: Rama delirant! Nuk njeh Gjykatën Kushtetuese dhe as parimin e shtetit të së drejtës

Ilir Meta nga qelia: Rama delirant! Nuk njeh Gjykatën Kushtetuese dhe as parimin e shtetit të së drejtës

15:48 - 18/09/26
Elisabeta Mataj u arrestua për 69 milionë lekë të rinj, bashkëshorti emërohet përgjegjës në Bashkinë Durrës

Elisabeta Mataj u arrestua për 69 milionë lekë të rinj, bashkëshorti emërohet përgjegjës në Bashkinë Durrës

15:26 - 18/09/26
Portugalia publikon listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, a do të vazhdojë Ronaldo me Kombëtaren?

Portugalia publikon listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, a do të vazhdojë Ronaldo me Kombëtaren?

15:11 - 18/09/26
Skandali i KAYO-s/ Këlliçi: Rama trafikant ndërkombëtar armësh, Roni Yeffet nuk ngopet me pasuritë publike të Shqipërisë

Skandali i KAYO-s/ Këlliçi: Rama trafikant ndërkombëtar armësh, Roni Yeffet nuk ngopet me pasuritë publike të Shqipërisë

15:01 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com