GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Kombi i Kosovës” mes realitetit dhe iluzionit optik

20:47 - 02/09/24
në Breaking Views, OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kombi i Kosovës” mes realitetit dhe iluzionit optik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Alban Daci/ Ukshin Hoti mbetet një ndër figurat më të ndritura të Shkencave Politike e të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Një ndër veprat më të larta profesionale dhe gjithmonë aktuale sigurisht mbetet “Filozofia e Politikës e Cështjes Shqiptare”.

Sa herë që shfletoj këtë libër kupton diapazonin e lartë që kishte Hoti, sepse libri është i mbushur me referenca të larta shkencore duke cituar sociologët, filozofët më të mëdhenj të kohës.

Ky libër është një testament për të gjithë ata të paudhë që sot që në Kosovë me stilin e “Tabula Raza”, duan të krijojnë një histori të re që nis me shpalljen e Pavarësisë e deri në ditët e sotme duke tentuar të fshihet e gjithë historia e gjatë e Kosovës në rrugën e saj mes mbijetesës dhe krijimit të Republikës apo të demokratizimit të saj.
Hoti, është shumë largpamës e madje edhe më shumë sesa vetë procesi i zgjerimit të Komunitetit Europian që nuk quhej akoma Bashkimi Europian, sepse shpesh ai e trajton çështjen e Kosovës dhe Shqipërisë si një mundësi për bashkim brenda proceseve integruese të Kontinentit.

Ajo që vihet re është fakti se fillim e mbarim Hoti nuk e përmend “Kombin Kosovar”, ai referohet Kosovës vetëm me formën e Qeverisjes duke e cilësuar “Republika e Kosovës” dhe kur bën referime të natyrës kombëtar ai ju referohet “shqiptarëve”. A thua këta që janë sot ishin më të ditur se Hoti i specializuar në Harvardit? A thua këta që janë sot e kanë ndjerë më shumë sesa  Hoti “Çështjen e Kosovës” dhe “Çështjen Kombëtare” , cili jo vetëm i dedikojë gjithë jetën, por edhe u flijuar për të? Në faqe 271-272 në librin e tij ja çfarë shkruan Hoti: “Populli shqiptar” duhet bashkuar. Këtë e dinë të gjithë dhe askush më nuk e konteston.

Ai duhet të bashkohet për shkak se është i njësuar në planin shpirtëror: ka një gjihë, një kulturë dhe një histori. Për shkak se është populli i vjetër euopian i Ballkanit, i cili që herët ka demonstruar pjekurinë e vet shtetformuese; për shkak se gjithashtu ka arritur nivelin e duhur të vetëdijes politike për veten, për vendin dhe për interesat e veta në rajon; për shkak se ka dëshmuar në mënyrë të lavdishme dobishmërinë e vet në të gjitha planet e bashkisë europiane të popujve.

Nuk i duhet që të dëshmojë përkatësinë e vet në këtë bashkësi, sepse pavarësisht nga pozita e vet gjeopolitike dhe prania e regjilogjinit islamik në shumicën e pjesëtarëve të tij, ai ka qenë dhe mbetur popull europian. Ai duhet të bashkohet edhe për shkak se e drejta për vetëvendosje është njëra ndër arritjet qenësore të qytetërimit europian, e drejtë të cilën vetë ajo e ka reklamuar dhe e cila me asnjë populli në Europë nuk mund t’i refuzohet a t’i mohohet… e drejta e popullit shqiptar për tu bashkuar buron edhe nga fakti se ai nuk ka qenë ndonjëherë i pyetur për caktimin e kufijve që e cungojnë nga të gjitha anët”.

Argumentet e Hotit për përcaktimin e Kombit të shqiptarë vazhdojnë më tutje dhe ai vendos si kriter kryesor identifikues gjuhën dhe jo besimin fetar. Në asnjë rresht apo paragraf të librit të tij as nuk flet e as nuk aludon për ekzistencën e një “Kombi Kosovar”. Kohët e fundit edhe pse disa “akademik”, kryesisht nga Kosova

kanë filluar të lakojnë nocionin “Komb Kosovar”, sigurisht pjesë e këtij lakimi janë bërë edhe disa opinion publike, që në fakt nuk ka asnjë bazë as shkencore, as historike e as më pak juridike.

Mendoj, se ky lloj lakimi, jo vetëm se nuk është i drejtë, por në thelb dëmton vetëm statusin e Pavarësisë si dhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë.
Historia e shqiptarëve të Kosovës nuk ka nisur me shpalljen e Pavarësisë, por e kjo e fundit është një përpjeke shekullore e shqiptarëve për vetëvendosje që në fakt nuk është mbyllja e një procesi, por baza dhe rruga e drejtë drejt të ardhmes.

Shqiptarët, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por kudo në Rajon, nuk kanë mbyllur procesin e tyre të natyrshëm për bashkim, që nuk duhet të jetë rezultat i luftërave apo konflikteve në Ballkan, nuk duhet të perceptohet as si një proces kundër serbëve, por si një proces plotësues i rrugëtimit të anëtarësimit dhe të integrimit të popujve të Ballkanit Perëndimor në familjen e BE.

Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të trajtohen si çështje të ndara në rrugën e integrimit dhe anëtarësimit në BE, por ndoshta mund të konsiderohen si procese të ndara shtet-formuese përsa i përket organizimit të brendshëm demokratik e politik.

Sovraniteti i Kosovës nuk duhet të jetë një arsye për ndarje nga çështja e Kombit, por si formë plotësuese përsa u përket aspiratave të përbashkëta dhe detyrimit për të ruajtur argumentet bazë siç janë gjuha, kultura dhe historia, që edhe pse në pamje të parë mund të duket si i ndarë, në fakt ajo ka qenë gjithmonë plotësuese. Ekzistenca e Shtetit të Kosovës nuk e dëmton çështjen kombëtare, por e forcon akoma më shumë atë si në planin e brendshëm, por edhe në atë Rajonal dhe europian.

gijotina.com/

Etiketa: Alban DaciKombiKosova

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Para
Vetura bie në kanal nga përplasja me një mjet tjetër, shoferi ikën nga vendngjarja

Vetura bie në kanal nga përplasja me një mjet tjetër, shoferi ikën nga vendngjarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn
Sport

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn

11:27 - 12/01/26

Mario Mitaj është gati për një sfidë të re futbollistike, larg Lindjes së Mesme dhe aventura te Al-Ittihad ka përfunduar....

Lexo më shumë
Banorët e Dimalit në protestë:  Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë

Banorët e Dimalit në protestë: Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë

10:55 - 12/01/26
Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi

Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi

10:47 - 12/01/26
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

10:30 - 12/01/26
Tentoi të fshehë provat e ndalimit të vëllait të tij, AMP ndëshkon policin

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

10:13 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com