GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Nëse s‘ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Nëse s‘ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD dorëzon kërkesë për ngritjen e një Komisionit Hetimor për “KAYO”-n.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje serioze që lidhen me sigurinë kombëtare, kontrollin shtetëror dhe aktivitetin e kompanisë në sektorin e armëve dhe teknologjisë ushtarake.

Sipas Balliut, një nga emrat që kërkon verifikim të plotë është ai i Ron Yeffet, për të cilin deputeti ngre pyetje mbi marrëdhëniet e tij me struktura të lidhura me KAYO-n, si dhe mbi lidhjet e raportuara me rrethin e Edi Ramës.

“Emri i Ron Yeffet kërkon përgjigje. Po kështu kërkon verifikim çdo informacion mbi përfshirjen e tij në hetimet që lidhen me dosjen e AKSHI-t. Nëse kjo rrethanë konfirmohet nga organet kompetente, atëherë kemi një arsye edhe më të fortë që të zbardhen të gjitha marrëdhëniet ekonomike dhe institucionale”, deklaroi Balliu.

Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi krijimin, më 23 mars 2026, të shoqërisë “Timak Horse Club”, me pronar përfitues Ron Yeffet, dhe lidhjen e aktivitetit të saj me “Equos Resort” në Petrelë.

Balliu thekson se kronologjia mes krijimit të kompanisë dhe zhvillimeve të mëvonshme që lidhen me pasuritë e Ergys Agasit dhe “Equos Resort” nuk përbën, në vetvete, provë të një vepre penale, por sipas tij është një rrethanë që duhet verifikuar nga institucionet kompetente.

Deputeti i PD-së kërkon që SPAK të verifikojë çdo lidhje të mundshme mes Yeffet, Agasit, “Equos Resort”, “Timak Horse Club” dhe personave apo subjekteve të përfshira në hetimet e AKSHI-t.

Në fokusin e Komisionit Hetimor, sipas Balliut, duhet të jetë edhe mënyra se si janë përzgjedhur partnerët e KAYO-s, kontratat e lidhura, kontrolli shtetëror mbi aktivitetin, importi dhe eksporti i armëve, si dhe respektimi i detyrimeve ndërkombëtare dhe interesit të sigurisë kombëtare.

“Parlamenti nuk po kërkon të zëvendësojë SPAK-un. SPAK duhet të hetojë çdo dyshim për vepra penale. Parlamenti ka detyrimin kushtetues të ushtrojë kontrollin parlamentar dhe të zbardhë përgjegjësinë politike dhe institucionale”, tha Balliu.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të votojë pro Komisionit Hetimor dhe të vendosë në dispozicion të tij të gjithë dokumentacionin.

“Nëse nuk ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria nga hetimi parlamentar? Nëse KAYO është krijuar për interesin e mbrojtjes së vendit, atëherë transparenca duhet të jetë e plotë.”.

Balliu e mbylli deklaratën me një paralajmërim politik:

“Kur bëhet fjalë për armë, para publike dhe sigurinë kombëtare, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. As Edi Rama, as njerëzit pranë pushtetit dhe asnjë kompani private. Shteti shqiptar nuk mund të jetë mburojë për askënd.”

 

Etiketa: KAYOKomisionKryesore1

Lajme të lidhura

Ironizon Malltezi: Lajmëroni palaçot e Ramës dhe Ballës, para 2 javësh kam bërë tjetër dhurim…
Aktualitet

Jamarbër Malltezi kallëzon Taulant Ballën në SPAK: Ka bërë të paktën 12 deklarime të pavërteta

11:52 - 14/09/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

Shqiptarët në SHBA njoftuan protestë kundër vizitës së Ramës PD: Po kërcënohen familjarët e tyre në Shqipëri

11:42 - 14/09/26
Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, avokatët bojkotojnë procesin

11:33 - 14/09/26
Para
Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, avokatët bojkotojnë procesin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ironizon Malltezi: Lajmëroni palaçot e Ramës dhe Ballës, para 2 javësh kam bërë tjetër dhurim…
Aktualitet

Jamarbër Malltezi kallëzon Taulant Ballën në SPAK: Ka bërë të paktën 12 deklarime të pavërteta

11:52 - 14/09/26

Jamarbër Malltezi ka deklaruar nga ambientet e jashtme të SPAK-ut se seanca gjyqësore nuk u zhvillua për shkak të bojkotit...

Lexo më shumë
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

Shqiptarët në SHBA njoftuan protestë kundër vizitës së Ramës PD: Po kërcënohen familjarët e tyre në Shqipëri

11:42 - 14/09/26
Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, avokatët bojkotojnë procesin

11:33 - 14/09/26
PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Nëse s‘ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria

PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Nëse s‘ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria

11:18 - 14/09/26
Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë

Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira në Kosovë

11:12 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com