GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për prokuroren e Vlorës: Hetimi s’ka qenë i plotë

19:37 - 09/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për prokuroren e Vlorës: Hetimi s’ka qenë i plotë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për rivlerësim prokuroren në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Elona Alvora. Komisioneri Publik konstaton se procesi i hetimit i kryer nga Komisioni nuk ka qenë i plotë e për rrjedhojë, në gjendjen që janë aktet, nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit është në kushtet për konfirmim në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik synon hetim të mëtejshëm të kriterit të aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, pasi përfundimet e Komisionit për këtë kriter kontrolli nuk gjejnë mbështetje të plotë në aktet dhe provat e administruara.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të një hetimi të plotë, të vendosë në mënyrë alternative: ndryshimin e vendimit nr. 538, datë 7.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose lënien në fuqi të këtij vendimi.

Me 7 qershor, Komisioni vendosi unanimisht të konfirmojë në detyrë prokuroren Elona Alvora, ndërkohë që transferoi për inspektim dy çështje penale të verifikuara nga subjekti.

Procesi i vetingut për prokuroren Elona Alvora u krye nga trupa e KPK e kryesuar Panela Qirko, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Xhensila Pine. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 31 maj, Alvora u përball me gjetjet për deklarime të kundërta lidhur me vendbanimin, si dhe për zvarritje të hetimeve dhe rrëzimin e vendimmarrjeve të saj nga gjykata.

Elona Alvora përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku vazhdon ta kryejë detyrën.

 

Etiketa: ankimonHetimikomisioneriKPKprokurorjapublikvendimiVlore

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Vasili nxjerr dokumentet: “Fermeri” i inceneratorëve e mësoi bujqësinë për 4 ditë dhe i dhanë 315 mijë euro

Vasili nxjerr dokumentet: “Fermeri” i inceneratorëve e mësoi bujqësinë për 4 ditë dhe i dhanë 315 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com