GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit…

18:11 - 19/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Komisionerja Publike ankimon në Kolegj konfirmimin e prokurorit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshe nga Komisioni që i transferoi për verifikim të mëtejshëm në ILD të dhënat për kontaktet direkte apo indirekte të prokurorit Ismajlukaj me persona të përfshirë në veprimtari kriminale, Komisionerja Publike Irena Nino çmon se duhet të vlerësohen brenda procesit të vetingut të magjistratëve dhe bazuar në rekomandimin e ONM-së e në jurispudencën e Kolegjit, kërkon shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 19 shtator vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që e cilësoi të kotë vendimarrjen e Komisionit lidhur me transferimin për verifikim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të disa të dhënave mbi udhëtimet e prokurorit Artur Ismajlukaj me persona me precedentë penalë, duke i konsideruar si kontakte që cënojnë besimin e publikut tek drejtësia.

Ismajlukaj u konfirmua në detyrë më 7 korrik 2023 pasi u përball me dy seanca dëgjimore në të cilat kryesisht u diskutua mbi udhëtimet e tij në makina me persona me precedentë penalë, në një rast me makinën e një personi të dënuar për krim të organizuar në Rimini të Italisë. Për pasurinë dhe profesionalizmin nuk u evidentuan probleme domethënëse.

Ismajluakaj deklaroi se udhëtimet kishin qenë të rastësishme, me qëllim që të mbërrinte pranë familjes ose në vendin e punës. Subjekti i rivlerësimit mohoi të kishte pasur njohje me shtetasin e dënuar në Itali, duke shpjeguar se mjeti i tij përdorej nga një funksionar policie në momentin kur kishte udhëtuar.

Në përfundim, KPK transferoi pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të dhënat mbi udhëtimet e Ismajlukajt me persona me precedentë, me qëllim që të hetohet në drejtim të shkeljeve disiplinore.

Komisionerja Nino vëren se ONM, në konkluzion të rekomandimit referon se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin publik në sistemin gjyqësor, besim të cilin procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve synon ta rikthejë. Sipas ONM-së, nga hetimi administrativ në Komision ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit kishte kontakte direkte apo indirekte me shtetas të përfshirë në veprimtari kriminale, të cilat bien ndesh me etikën dhe sjelljen e kërkuar nga një magjistrat, për të kaluar procesin e rivlerësimit dhe për t’u konfirmuar në detyrë. ONM kërkoi që kjo situatë të ankimohet me qëllim q ëtë verifikohet nga Kolegji.

Edhe në vlerësimin e Komisionerit Publik, shkeljet e evidentuara nga Komisioni në këtë rast, janë të tilla që nuk duhet të dalin jashtë juridiksionit të rivlerësimit të magjistratëve.

“Komisioneri Publik, duke vlerësuar në tërësi vendimin për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, në kuptim të nenit 4, paragrafi 2 i ligjit nr. 84/2016, çmon se në rastin konkret rezultojnë disa rrethana dhe fakte që, për nga shpeshtësia dhe kohëzgjatja e tyre, nuk mund të jenë rastësore, e që më së paku, tregojnë për një qëndrim neglizhent dhe jo të kujdesshëm të subjektit të rivlerësimit për ambientin dhe personat që e rrethojnë”, konstaton Nino.

Sipas saj, rrethanat e konstatuara gjatë hetimit administrativ, në sytë e një vëzhguesi të jashtëm ngrenë pikëpyetje mbi integritetin dhe besimin e subjektit të rivlerësimit apo nevojës dhe interesave të përbashkëta që e bashkon Ismajlukajn me këta individë, apo të ndikimit të tyre në forma dhe mënyra të ndryshme.

Nino nënvizon se, nisur nga vetë statusi dhe funksioni që përfaqëson magjistrati, shmangia e kontakteve me persona me probleme me ligjin është një domosdoshmëri dhe nevojë, që shoqëria e gjerë duhet ta perceptojë dhe besojë si të tillë.

“Në kushtet kur jo vetëm një, por disa kontakte të drejtpërdrejta apo të tërthorta dalin në pah, ato të analizuara së bashku e të para në raport me njëra-tjetrën, tregojnë për një sjellje të subjektit të rivlerësimit me ambientin që e rrethon, e cila do të ishte e papranueshme për të pasur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe te roli i subjektit, si një funksionar i denjë i atij sistemi”, vlerëson komisionerja Nino.

Sipas saj, në këto rrethana përfshihen probleme jo vetëm në udhëtimet e përsëritura me automjetet e personave me probleme me drejtësinë, por dhe në pretendimet e subjektit të rivlerësimit mbi normalitetin e kësaj situate.

Duke iu referuar jurispudencës së Kolegjit dhe në konsideratë të rekomandimit të ONM-së e rezultateve të hetimit mbi kontrollin e kriterit të pasurisë, Nino kërkon që kjo çështje të gjykohet në vlerësimin tërësor.

Nino vëren se nga hetimi administrativ i kontrollit të pasurisë të subjektit të rivlerësimit, Komisioni ka konstatuar se nuk përputhen deklarimet e subjektit në lidhje me burimet e krijimit të një apartamenti, pasi ndryshe nga s aka shënuar në deklaratën periodike, në atë “veting” ka shtuar edhe një dhuratë nga vjehrri në shumën 1 milion lekë.

Sipas të dhënave bankare, ka rezultuar se vjehrri i ka kaluar shumën 1 milionë lekë në llogarinë e tij subjektit, por në të njëjtën ditë kjo vlerë është transferuar në llogarinë e një personi të dënuar për “Përvetësim të pasurisë Shtetërore në bashkëpunim”, si dhe për “Armëmbajtje pa leje”. Ismajlukaj ka deklaruar se m këtë person ka lidhje familjare dhe se ia ka kaluuar vlerën 1 milion lekë që ta këmbënte në monedhën euro, pasi gjndej në Tropojë.

Duke e çmuar vendimin e Komisionit në papajtueshmëri të plotë me gjendjen e fakteve dhe provave të administruara, Nino i këkron Kolegjit që shkaqet e ankimit të merren në shqytim dhe të vendoset shkarkimi nga detyra i prokurorit Artur Ismajlukaj. /Reporter.al/

 

 

Etiketa: ankimimKomisionerja PublikeKPA

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Dhuna ndaj 3-vjeçarit, ndalohen nga policia dy autoret e dyshuara

Dhuna ndaj 3-vjeçarit, ndalohen nga policia dy autoret e dyshuara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com