GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisionet Hetimore, Rama: S’kam asnjë presion nga ndërkombëtarët

21:59 - 06/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisionet Hetimore, Rama: S’kam asnjë presion nga ndërkombëtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mohon të ketë një shqetësim nga ndërkombëtarët për refuzimin e ngritjes së komisioneve hetimore në kuvend që kërkon opozita.

Në emisionin “Debat” në A2Cnn, Rama tha se edhe në progres raport është prekur çështja e komisioneve hetimore, por nuk thuhet nëse duhen ngritur apo jo.

“Nuk më ka ardhur asnjë shqetësim nga ndërkombëtarët. Pr/raporti e konstaton si fakt, por nuk thotë që duhen ngritur apo jo. Komisionet janë një instrument i opozitës, por në respekt të Kushtetutës dhe ligjit. Nuk po i mohojmë të drejtën kushtetuese askujt. Ky është një refuzim me abuzimin me të drejtën”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri i ka bërë thirrje opozitës që të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, për sa kohë që mendojnë se po i shkelen të drejtat e saj.

“Nuk jemi në regjim, se po të ishim në regjim, s’do kishim opozitë, ngaqë nuk jemi në regjim, ne qëndrojmë në vendet tona, votojmë, sepse nuk mund të mos votojmë buxhetin sepse përballë kemi karrige të vëna njëra mbi tjetrën, ato kërkesa nuk qëndrojnë dhe nëse ka një vend për të kërkuar që ato pretendime të qëndrojnë ai vend është Gjykata Kushtetuese”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk ofron asnjë zgjidhje përtej këtij qëndrimi.

“Nuk kemi asnjë zgjidhje që kapërcejnë mundësitë tona, mundësitë tona janë te Kushtetuesja dhe mirësjelljes”, tha Rama.

Ai komentoi edhe aksionin opozitar, që synon të “paralizojë” jetën parlamentare dhe rrjedhimisht votimin e Buxhetit 2024 në seancën e nesërme parlamentare.

“Kjo nuk është klima për ligjin më të rëndësishëm por asnjë ligj dhe për asnjë zakon sepse kur njerëzit mblidhen së bashku në një çati për cilindo arsye supozohet minimumi sillen ftohtë me njëri-tjetrin por jo të përdorin mjete të ftohta dhe armë të nxehta kundër njëri-tjetrit.”

Lidhur me kërkesën kryesore të opozitës që është pranimi i kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, Rama tha se është një listë kriteresh që duhet plotësuar për lejimin e ngritjes së tyre.

“Kjo nuk është çështje impresionesh të para por kornize kushtetuese dhe ligjore sepse sigurisht Kushtetua i jep të drejtën një grupi deputetësh, të cilët kanë një numër të kufizuar brenda parlamentit, pra edhe opozitës që të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Por ngritja e tij nuk është një veprim automatik por një vendim që merret mbi bazën e kritereve kushtetuese dhe ligjore. Sa kohë nuk plotësohen këto kritere këto komisione nuk do të ngrihen”, theksoi Kreu i Qeverisë.

Rama u vendos përballë faktit se 38 firma deputetësh do të mjaftonin për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar dhe mazhoranca ka refuzuar për ta pranuar një hap të tillë nga opozita në 8 raste.

Ai theksoi se nuk ka asnjë stepje nga ana e shumicës, por nuk është respektuar kriteri themelor që përkon me kushtetueshmërinë e kërkesës.

“S’ka asnjë stepje është thjesht ajo që ju thashë. Nuk mjafton të mbledhësh firmat dhe të kërkosh ngritjen e komisionit hetimor parlamentar pa plotësuar kriteret që janë të përcaktuara. Nuk është vetëm një kriter janë disa. Mjafton fakti se Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim për të shpallur si antikushtetues një komision hetimor parlamentar të ngritur për të kuptuar që ato mund të jenë dhe antikushtetuese. Duhen ngritur sipas dhe në respekt të Kushtetutës. Për këtë arsye komisionet hetimore parlamentare edhe votohen”, tha Rama.

Etiketa: Hetimi parlamentarnderkombetaretRama

Lajme të lidhura

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
Aktualitet

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan
Breaking Views

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
Para
Arrestimi i Belerit, Rama: Ja çfarë i thashë drejtorit të Policisë para se…

Arrestimi i Belerit, Rama: Ja çfarë i thashë drejtorit të Policisë para se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi
Breaking Views

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25

Duel i çmendur me 8 gola ai mes Junajtid dhe Bërnemuth, që përfundoi me barazimin dramatik 4 me 4. Pjesa...

Lexo më shumë
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

22:00 - 15/12/25
Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

21:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com