GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se vendi ka vijuar zbatimin e reformës në drejtësi dhe Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, por evidentohen ende sfida të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e medias, transparencën dhe cilësinë e procesit ligjvënës. Sipas raportit, procesi i vettingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët është përfunduar plotësisht pas mbylljes së fazës së ankimeve. Komisioni Europian vlerëson se ky proces ka forcuar më tej pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.

Megjithatë, raporti nënvizon se mbeten sfida në përfshirjen e standardeve të larta të vettingut në sistemin e zakonshëm të drejtësisë, përfshirë përmes rishikimit të rregullave për emërimin e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Komisioni Europian vlerëson se Inspektori i Lartë i Drejtësisë vijon të jetë funksional, por përballet vazhdimisht me një numër të lartë vendesh vakante për pozicionet e inspektorëve magjistratë.

“Pavarësisht se sistemi gjyqësor ka treguar qëndrueshmëri, përpjekjet për ndikim të papërshtatshëm ndaj institucioneve të drejtësisë dhe sulmet personale ndaj magjistratëve kanë vijuar”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit, mbeten ende problematika sa i takon kryerjes në kohë dhe me cilësi të vlerësimeve të gjyqtarëve. Ndërkohë, cilësia e trajnimit gjyqësor është përmirësuar dhe numri i çështjeve të mbartura është ulur pjesërisht, por sistemi modern i integruar elektronik i menaxhimit të çështjeve ende nuk është plotësisht funksional.

 

SPAK vlerësohet për rezultatet kundër korrupsionit

Raporti i Komisionit Europian vlerëson zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024-2030 dhe planit të saj të veprimit për periudhën 2024-2026.

Sipas BE-së, kuadri ligjor për luftën kundër korrupsionit është kryesisht i ngritur dhe Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përafrimin me standardet europiane.

Një vlerësim pozitiv i kushtohet Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila, sipas raportit, ka vijuar të japë rezultate në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe ka krijuar një histori solide hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh.

Megjithatë, Komisioni evidenton se koordinimi mes institucioneve të parandalimit të korrupsionit dhe strukturave të zbatimit të ligjit mbetet i dobët.

“Korrupsioni vazhdon të jetë i pranishëm në Policinë e Shtetit, prokurimet publike dhe sektorë me rrezik të lartë”, thuhet në raport.

BE vlerëson se Shqipëria po zbaton aktualisht vlerësime të rrezikut në këto fusha, ndërsa përmirësime janë evidentuar në verifikimin e deklaratave të pasurisë dhe interesave nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikteve të Interesit (ILDKPKI), edhe pse disa mangësi vijojnë të ekzistojnë.

Media, një nga fushat ku BE ngre shqetësime

Në raportin për vitin 2026, Komisioni Europian shpreh shqetësime për pavarësinë e autoritetit rregullator të medias, duke i lidhur ato me procedurat e emërimit të anëtarëve të bordeve dhe përkatësinë e tyre politike.

Gjithashtu, shqetësim mbetet edhe pavarësia e kufizuar e transmetuesit publik.

Edhe pse janë ndërmarrë hapa për rritjen e transparencës së pronësisë në media, raporti nënvizon se përqendrimi i medias dhe ndikimi i grupeve të biznesit me lidhje politike vazhdojnë të përbëjnë problem serioz.

Sipas BE-së, ende nuk është garantuar një sistem i drejtë për matjen e audiencës, shpërndarjen e reklamave shtetërore dhe burimeve të tjera publike. Raporti evidenton gjithashtu mangësi në të drejtën e aksesit në informacion, ndërsa rastet e kërcënimeve verbale dhe fizike ndaj gazetarëve, fushatat denigruese dhe paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) kanë vijuar.

Kritika për procesin ligjvënës dhe polarizimin politik

Komisioni Europian vëren se shqetësimet për cilësinë e procesit ligjvënës mbeten, veçanërisht sa i takon përdorimit të politikave të bazuara në prova dhe efektivitetit të konsultimeve publike. Sipas raportit, polarizimi politik vijon të ndikojë negativisht në punën e Kuvendit.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese vlerësohet se ka vijuar të luajë rol efektiv në garantimin e kontrolleve dhe balancave institucionale.

Raporti përmend gjithashtu emërimin e një Avokati të ri të Popullit dhe një Komisioneri të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sa i takon shoqërisë civile, Komisioni Europian vlerëson se organizatat vijojnë të veprojnë lirisht, por përballen me sfida si diskreditimi publik, transparenca e kufizuar në hartimin e politikave, praktikat jo të njëtrajtshme të konsultimit dhe vështirësitë për qëndrueshmërinë financiare.

Në dokument, Komisioni Europian ngre shqetësime për vendimin e Kuvendit për të mos miratuar heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke e lidhur këtë me parimet e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, si dhe me parimin e barazisë para ligjit.

“Refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin një deputeti ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit”, thuhet në raport.

Sipas BE-së, në mars të vitit 2026, Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti të akuzuar për shkelje të parimit të barazisë në procedurat e tenderimit.

 

 

Komisioni Europian vlerëson se ky vendim ka krijuar shqetësime për respektimin e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe për mundësinë që zyrtarët e lartë të trajtohen ndryshe përpara ligjit. Raporti i referohet gjithashtu nismës së një grupi deputetësh të shumicës qeverisëse për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, të cilat synonin zgjerimin e kategorisë së zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra si masë sigurie gjatë proceseve gjyqësore.

Sipas Brukselit, këto ndryshime kanë ngritur pikëpyetje nëse mund të dëmtojnë efektivitetin e hetimeve penale, veçanërisht atyre që lidhen me korrupsionin në nivelet e larta të administratës.

“Refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin një deputeti ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit. Në mars 2026, Kuvendi hodhi poshtë një kërkesë të SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti, i akuzuar për shkelje të parimit të barazisë në procedurat e tenderimit. Ky refuzim ngjalli shqetësime për respektimin e parimeve të balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit.
Paralelisht, një grup deputetësh të shumicës qeverisëse propozuan ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, me qëllim zgjerimin e kategorisë së zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra si masë paraprake gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore. Këto ndryshime ngritën shqetësime se mund të pengojnë efektivitetin e hetimeve penale, përfshirë hetimet për korrupsion në nivelet e larta, si edhe se koha kur u propozuan mund të krijojë perceptimin e pandëshkueshmërisë.”, sqarohet në raport.

Raporti i BE-së vlerëson ndërkohë progresin e bërë nga Shqipëria në reformën në drejtësi dhe punën e SPAK në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, por nënvizon se ndërhyrjet politike, mbrojtja përmes imunitetit dhe ndryshimet ligjore të perceptuara si pengesa për hetimet mbeten shqetësime për sundimin e ligjit.

gijotina.com/

Etiketa: Belinda BallukuKryesore1raporti i KE

Lajme të lidhura

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë
Kosovë & Rajon

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit
Aktualitet

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami
Botë

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26
Para
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Biletat e Botërorit bëhen skandal ndërkombëtar, FIFA përfundon në gjykatë
Sport

Biletat e Botërorit bëhen skandal ndërkombëtar, FIFA përfundon në gjykatë

19:26 - 17/07/26

FIFA po përballet me presion ligjor në lidhje me shitjen e biletave për Kupën e Botës 2026. Gjykata Rajonale e...

Lexo më shumë
De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

19:03 - 17/07/26
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com