GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioni hetimor për Konçesionet në Shëndetësi/ Thirren për të dëshmuar Edi Rama dhe Vilma Nushi – Dokumentat

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni hetimor për Konçesionet në Shëndetësi/ Thirren për të dëshmuar Edi Rama dhe Vilma Nushi – Dokumentat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë këtë të mërkurë të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbimeve duke mbështetur e promovuar publikisht këto konçensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë.

Në dokumentin e publikuar kërkohet thirrja si dëshmitare po këtë të mërkurë edhe e zonjës Vilma Nushi në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarisë hetimore të këtij Komisioni. Deputetët e opozitës kërkojnë paraqitjen e znj. Vilma Nushi e cila është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln Eurove nga dividenti.

Refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi Rama dhe zonjën Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi, thotë Partia Demokratike.

“Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”, thuhet në dokumentet e publikuara.

Beqaj sërish në komision

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pritet të rikthehet sërish këtë të mërkurë për të dëshmuar në komision pas dështimit të seancës së djeshme.

I rrethuar nga policët dhe me xhaketën e hedhur mbi kyçe që të mos i dukeshin prangat, Ilir Beqaj kaloi dje pragun e Kuvendit, këtë herë jo si deputet, siç ishte mësuar prej vitesh, por si dëshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor të koncensionit të sterilizmit.

Teksa Beqaj ngjiste shkallët e Kuvendit, në komision kishin nisur debate, ku demokratët parashtruan kërkesën e tyre të përsëritur, shtyrjen e afatit të punës. I shoqëruar nga uniformat blu, por i pa prangosur, Beqaj zuri vend në sallë dhe parashtroi kërkesën e tij: “Dua të bëj prezantim me video”.

Kjo kërkesë e tij shkaktoi debate mes palëve, duke e futur në ngërç punën e komisionit hetimor.

Për më shumë se 4 orë, Ilir Beqaj qëndroi si spektator në sallë, duke dëgjuar replikat në seri mes anëtarëve të komisionit që hera-herës ishin të tensionuara. Në debat u përfshi dhe ish-ministri, të cilit ende zyrtarisht nuk i ishte dhënë fjala.

“Mos më thuaj mua i shkreti. Nuk dua asnjë konsideratë personale nga ju”, i tha Beqaj kryetares së komisionit Albana Vokshi.

Mungesa e dakordësisë detyroi disa herë kryetaren e komisionit Albana Vokshi që të ndërpriste mbledhjen, por as pushimet e gjata nuk sollën reflektim.

“Mua më vjen keq që e nxorët atë të shkretin nga burgu, me pranga në duar, vetëm për të bërë show. Ju nuk doni dëshmi sepse doni të fshihni vjedhjet e të rritet korrupsioni. E sotmja ishte skenar i përgatitur”, deklaroi Vokshi.

Dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shty për të mërkurën pas 9 orë e gjysmë debat mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës. Shkak u bë kërkesa e Beqajt për të prezantuar deklaratën para komisionit hetimor për Shëndetësinë në formatin “power point”, por kërkesa u refuzua nga opozita.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Vilma Nushi

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale
Breaking Views

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Para
VOA: Përsëritja e përballjes Trump-Biden mund të jetë e pashmangshme

Biden takohet sot me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 12 Nëntor 2026

07:28 - 12/11/26
Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com