GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Komisioni i 6 janarit rekomandon ngritjen e akuzave ndaj ish-zyrtarit të Drejtësisë

08:03 - 02/12/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Komisioni i 6 janarit rekomandon ngritjen e akuzave ndaj ish-zyrtarit të Drejtësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, votoi të mërkurën për të rekomanduar ngritjen e akuzave penale ndaj Jeffrey Clark, një ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, për pengim të punës së Kongresit. Ky i fundit refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të komisionit, megjithatë ligjvënësit ranë dakord t’i japin atij një tjetër mundësi këtë javë për t’u përgjigjur.

Komisioni votoi 9 me 0 për të rekomanduar ngritjen e akuzave penale ndaj Clark, i cili u rreshtua në krahun e ish-Presidentit Donald Trump-in në përpjekjet e këtij të fundit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Kryetari demokrat i komisionit të 6 janarit, Bennie Thompson, tha se kishte marrë një njoftim të minutës së fundit nga avokatët e Clark se ai dëshiron të përdorë të drejtën e tij që rrjedh nga Amendamenti i Pestë i Kushtetutës, për mos u përgjigjur në mënyrë që të shmangë një situatë ku mund të duket se është fajtor për ndonjë krim.

Thompson tha se avokati nuk kishte ofruar “asnjë bazë specifike për këtë qëndrim” dhe “asnjë fakt që do t’i jepte mundësi komisionin ta merrte në konsideratë këtë gjë”. Ai tha se komisioni do t’i japë  Clark një mundësi të dytë për një dëshmi të planifikuar të zhvillohet të shtunën.

“Për mendimin tim kjo është një përpjekje e fundit për të vonuar punën e Komisionit”, tha  Thompson. “Clark e kishte edhe më parë mundësinë për t’i ngritur këto pretendime në procesverbal. Komisioni do t’i japë atij një mundësi tjetër për ta bërë këtë”.

Thompson tha se komisioni vazhdoi me votimin për të rekomanduar ngritjen e akuzave penale “pasi ky është vetëm hapi i parë i këtij procesi”.

Clark u paraqit për një dëshmi muajin e kaluar, por refuzoi t’i përgjigjet çdo pyetjeje, duke përmendur përpjekjet ligjore të Trump për të bllokuar hetimin që po kryen komisioni.

Rekomandimi për ngritje të akuzave penale kundër Clark për pengim të punës së Kongresit, tashmë shkon për votim në Dhomën e Përfaqësuesve, por është e paqartë se sa mund të shtyhet ky proces.

Nëse kjo dhomë e Kongresit voton pro, do të jetë Departamenti i Drejtësisë, që do të vendosë nëse Clark do të ndiqet penalisht.

Në një pjesë të intervistës së  Clark të kryer më 5 nëntor në Kongres, të publikuar nga komisioni të martën, stafi dhe anëtarët e tij u përpoqën ta bindin ish-zyrtarin e Departamentit të Drejtësisë që t’u përgjigjej pyetjeve rreth rolit të tij, ndërsa Trump nxiste departamentin të hetonte pretendimet e tij të pabazuara në fakte, për manipulim të gjerë në zgjedhje. Clark ishte shndërruar në një aleat të ish-presidentit ndërsa zyrtarë të tjerë të Departamentit Drejtësisë ishin distancuar nga qëndrimet e tij.

Avokati i  Clark, Harry MacDougald, tha gjatë dëshmisë ne Kongres, se Clark ishte i mbrojtur jo vetëm nga privilegji ekzekutiv që Trump pretendon se gëzon për të mos publikuar dokumente, por edhe nga disa privilegje të tjera. Komisioni i hodhi poshtë këto qëndrime. Clark u larguan nga komisioni pas rreth 90 minutash.

Sipas një raporti të fillimit të këtij viti nga Komisioni Gjyqësor i Senatit, i cili zhvilloi seanca dëgjimore me disa nga kolegët e  Clark, trysnia e Trump ndaj Departamentit të Drejtësisë kulmoi me një takim në Shtëpinë e Bardhë, gjatë të cilit presidenti mendoi ta ngrinte në detyrë  Clark, duke i dhënë pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai nuk e ndërmorri një hap të tillë pas kërcënimeve me dorëheqje nga ana e disa ndihmësve të tij.

Pavarësisht pretendimeve të rreme të Trump lidhur me zgjedhjet, pretendime që ishin dhe motivi kryesor që një turmë e dhunshme hyri në Kapitol dhe ndërpreu procesin e certifikimit të fitores së Biden në zgjedhje, rezultatet u konfirmuan nga zyrtarët shtetërorë dhe u mbështetën nga gjykatat. Vetë Prokurori i Përgjithshëm i zgjedhur nga Trump, William Barr, tha në dhjetor të 2020 se Departamenti i Drejtësisë nuk gjeti prova për manipulim të përhapur që mund të kishte ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Votimi i komisionit sot (të mërkurën) vjen pasi ish-ndihmësi më i lartë i  Trump në Shtëpinë e Bardhë, ish-shefi i kabinetit Mark Meadows, ka rënë dakord të bashkëpunojë me komisionin për një gamë të kufizuar çështjesh, pas më shumë se dy muaj negociatash. Meadows ka ofruar disa dokumente dhe pritet të ulet për një dëshmi brenda javës së ardhshme. Por avokati i tij ka thënë se  Meadows do të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve specifike./VOA

Etiketa: 6 janariKomisioni

Lajme të lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Botë

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane

19:35 - 03/02/26
Para
Iliri tregohet i ashpër me Meridianin: Pfff , ik lahu

Iliri tregohet i ashpër me Meridianin: Pfff , ik lahu

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com